Na ndiqni edhe në

Modë

Nëse je rreth të 40-tave, duhet të dish këto sekrete për lëkurën!

Nëse je rreth të 40-tave, duhet të dish këto sekrete

Lëkura ndryshon pas moshës 40-vjeçare. Ndaj edhe grimi duhet të përshtatet. Jo vetëm sa i përket nuancave por edhe zakoneve të reja. Është koha për ngjyra më të ëmbla, më të lehta që e ndriçojnë fytyrën dhe nuk nxjerrin në pah defektet e vogla.

“Make up-i përshtatet me ndryshimet në lëkurë. Pas moshës 40-vjeçare qëllimi kryesor është të japë një pamje më të freskët dhe më të shndritshme, duke e bërë fytyrën të duket më e re. Ajo që unë sugjeroj është të përdorni ngjyrat natyrale, me një bazë uniforme dhe të padukshme”, shpjegon Gianandrea Ghiardello, një artiste Make-Up.

Në këtë moshë nisin e shfaqen rrudhat e para. Produkti që nuk duhet të mungojë kurrë pas kësaj moshe është korrektori për eliminimin e qeskave poshtë syve dhe rrathëve të zinj.

Është gjithashtu e rëndësishme të përdorni mirë lapsin e buzëve në mënyrë që të konturet të mos kalojnë te rrudhat sipër buzëve.

Po kështu është thelbësore të aplikoni sasinë e duhur të make-up, për të shmangur efektin maskë.

Ngjyrat bezhë, rozë, dhe çokollatë janë disa nga nuancat më të sugjeruara./L.F-dritare/net