Tapeti i kuq i Met Gala 2024 është mbyllur zyrtarisht në Muzeun Metropolitan të Artit dhe nata më e madhe e modës ka marrë fund. Ekspozita e këtij viti, "Bukuroshet e Fjetura; Rizgjimi i Modës", tregon se si teknologjia mund t'u japë jetë veshjeve që janë shumë të vjetra dhe të brishta për t'u veshur përsëri.
Mbrëmë, të ftuarit u ngjitën në shkallët e famshme të muzeut të veshur me veshje që ishin bazuar te kodi i veshjes "The Garden of Time" dhe ju mund t'i shihni të gjitha veshjet e mbrëmshme të Met Gala 2024 pikërisht në këtë artikull.
Me nuancat distopike të historisë së bashku me theksin e ekspozitës mbi të vjetrën dhe të renë, ne pamë një tapet të kuq të mbushur me gjithçka, nga lulet e deri te moda e frymëzuar nga teknologjia, madje edhe një referencë për Bukuroshen e Fjetur ose dy.
Ndër yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq të Met Gala përmendim Dua Lipën, Rita Orën, Bad Bunny, Chris Hemsworth, Jennifer Lopez dhe Zendaya dhe shumë të tjerë.
Në galerinë më poshtë, shikoni veshjet e yjeve në tapetin e kuq të Met Gala 2024!/K.C/dritare.net