Na ndiqni edhe në

Modë

Foto/ Koleksioni i ri i Gucci-t është një masterclass në elegancën italiane!

Foto/ Koleksioni i ri i Gucci-t është një masterclass në

Stilistja Sabato De Sarno ka paralajmëruar natyrën subversive të koleksionit të femrave FW2024, duke publikuar një foto me fletoren e saj personale, në kopertinën e së cilës është gdhendur shprehja “Follow your heart”. Duke i motivuar fansat e saj të kërkojnë ide novatore, duke ndjekur rrugën që u tregon zemra. Drejtorja artistike e Gucci-t prezantoi koleksionin e ri në Milano.

Dizajnerja e re përqafon silueta të rafinuara dhe qëndisje delikate në një koleksion shumë të kuruar. Ngjyrat, dizajnet e veçanta, aksesorët, dantella dhe transparenca luajtën një rol kryesor në koleksion. Zbuloni në galerinë më poshtë koleksionin e ri të Gucci-t, një masterclass në elegancën italiane./K.C/dritare.net