Botox i bërë keq. Doktori shpjegon se çfarë ndodhi me fytyrën e Jennifer Aniston!
Dritare.net
Jennifer Aniston tërhoqi vëmendjen (jo për mirë) fansave kur u shfaq në tapetin e kuq, në Los Angeles fundjavën e shkuar. Ajo dukej shumë ndryshe. Pati shumë spekulime për pamjen e saj por një doktor dha një përgjigje që dukej të ishte më afër realitetit.
Aktorja ishte e fryrë në zonën poshtë syrit të majtë dhe buzët ishin dukshëm më të zmadhuara. Kirurgu plastik Dr. Richard Devine tha se pamja e re e Aniston mund të jetë rezultat i një procedure kozmetike të gabuar. Ai shpjegoi se diçka ka shkuar keq në injektimin e fillërit në zonën e syve.
“Filleri dukshëm nuk e ka ndihmuar Aniston në pamjen e saj, por e ka përkeqësuar. Ajo është e ënjtur në syrin e majtë dhe kjo mund të jetë si pasojë e aplikimit të masës në të njëjtën vend disa herë.
Kjo ndodh kur fillëri bëhet disa herë dhe është naive të mendosh se Aniston 55-vjeç nuk ka bërë asnjëherë filler deri në këtë moment”.
Shumë prej komenteve e vlerësonin aktoren me një bukuri natyrale dhe se ndërhyrjet e kanë tjetërsuar. Dikush shkroi:
“Nuk e kuptoj pse gratë shkatërrojnë veten në vend që të plaken me hijeshi”./L.F-dritare.net