Miratohet në tërësi projektbuxheti 2027 në Komisionin e Ligjeve!
Dritare.net

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike miratoi këtë të premte, më 20 nëntor 2026, nen për nen dhe në tërësi projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027”, si dhe projektligjet e paketës fiskale që e shoqërojnë atë.
Mbledhja u zhvillua nën drejtimin e kryetarit Ulsi Manja. Gjatë mbledhjes, Manja u kërkoi relatorëve të përfshijnë në relacionet përkatëse edhe kërkesat dhe amendamentet e miratuara gjatë shqyrtimit të projektligjeve.
Përveç projektbuxhetit 2027, Komisioni shqyrtoi dhe miratoi edhe ndryshimet në pesë ligje që lidhen me paketën fiskale, përfshirë procedurat tatimore, taksat kombëtare, akcizat, TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat.
Projektbuxheti dhe paketa fiskale vijojnë tashmë procedurat parlamentare për miratimin përfundimtar në Kuvend.