
Maya nënë për herë të parë, dhurata më e bukur për Krishtlindje!
E Mërkurë 26 Dhjetor 2018, 16:04
Dritare.net

Gjatë këtyre ditëve të gjithë na kanë treguar se cilat ishin dhuratat që morën apo dhuruan për festat e Krishtlindjeve. Përveç dhuratave që jemi mësuar të shohim shpesh, disa nga emrat e estradës shqiptare na kanë treguar, se këtë vit kanë marrë për herë të parë dhuratën më të bukur.
Ju do thoni cfarë është kjo dhuratë? Por këtë na e kanë treguar vetë personazhet përmes postimeve të bëra në rrjetet sociale.
Ku ka më bukur se të marrësh dhuratë për Krishtlindje një bebe?"- ka shkruar në postimin e saj këngëtarja e njohur shqiptare Maya. Ajo është bërë nënë për herë të parë në këtë periudhë të bukur festash, por e ka mbajtur të fshehtë datën e lindjes së bebes, duke na surprizuar me postimin që bëri një ditë më parë.
Këngëtarja ka postuar foton me karrocën e të birit, por nuk ka zbuluar fytyrën e vogëlushit. Maya ka vendosur ta quaj Jonas, djalin e saj dhe sëbashku me të uron edhe Krishtlindjet.
“Gëzuar Krishtlindjet. Këtë vit janë Krishtlindjet më të bukura të jetës sime, pasi Zoti më bekoi me një djalë. Edhe një herë gëzuar dhe Zoti ju bekoftë. Me dashuri, Maya & Jonas”,-ka shkruar Maya krahas fotos./A.C/dritare.net

















