Na ndiqni edhe në

Marrëdhënie

Ekspertja: Sa herë në javë duhet të bëni seks!

Ekspertja: Sa herë në javë duhet të bëni seks!


Sa herë në javë duhet të kryeni marrëdhënie seksuale? Një eksperte seksi thotë se miti që çiftet duhet të bëjnë seks tre herë në javë është i gabuar dhe se frekuenca ideale ndryshon për secilin çift.

Dr. Karen Gurney, psikologe klinike dhe eksperte seksi me mbi 20 vite përvojë në ndihmën e çifteve për problemet në jetën seksuale, tha në podcastin Diary of a CEO se frekuenca e seksit shpesh përdoret si matës i një jete seksuale të suksesshme, por kjo nuk është e vërtetë.

“Ajo që shumica e njerëzve besojnë se duhet të bëjnë seks tre herë në javë, është thjesht një mit urban,” shpjegoi ajo. “Në fakt, nuk ka lidhje mes frekuencës së seksit dhe kënaqësisë. Mund të bësh seks një herë në vit që të lë pa frymë dhe të ndihesh i lidhur thellë, ndërsa seksi i shpeshtë pa kënaqësi nuk ka vlerë.”

Sipas Dr. Gurney, çiftet mesatare britanike kanë marrëdhënie rreth tre herë në muaj, por kjo ndryshon shumë nga çift në çift. Disa nuk kanë bërë seks për muaj të tërë dhe janë të lumtur me këtë, ndërsa të tjerët kanë një frekuencë më të lartë.

Ekspertja thekson se presioni për të performuar ose për të arritur pritshmëritë e të tjerëve shpesh e dëmton jetën seksuale. “Presioni është vrasës i pasionit,” tha ajo, duke shtuar se komunikimi i dobët mund të shkaktojë gjithashtu probleme në dhomën e gjumit.

Më e rëndësishme se frekuenca është të gjeni atë që funksionon për ju dhe partnerin tuaj. Çdo çift është unik dhe seksi duhet të jetë i kënaqshëm dhe i lidhur me emocionet e të dyve, jo një shifër që duhet të arrihet.

Pra, mos e krahasoni jetën tuaj seksuale me të tjerët, sa më e kënaqshme të jetë për ju dhe partnerin, aq më e mirë është./dritare.net