
Maratona e Tiranës/ Nis sonte në mesnatë bllokimi i rrugëve
Dritare.net

Të shtunën, duke nisur nga ora 5 e mëngjesit nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve pasi deri në orën 12 do të zhvillohet “Fun Runing”.
“Gjatë së shtunës, nga ora 8 deri në 12 e gjysmë do të jenë të bllokuara sheshi Nënë Tereza, rruga Lekë Dukagjini, në të dy krahët e universitetit, si dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ky bllokim afekton edhe heqjen e parkimit të makinave përgjatë bulevardit, rrugës Lekë Dukagjini dhe ndarjen e linjave të transportit publik, si ajo e Tiranës së Re, kopshtit Zoologjik dhe Aliasit”, deklaron për media Enton Punavia, drejtor i Transportit në Bashki.
“Për shkak se bllokohet aksi veriut, janë të gjitha linjat e transportit që punojnë me gjysmë itinerar dhe numër të reduktuar. Do të thotë që autobusët nuk shkojnë nga Instituti Bujqësor deri tek uzina, por rruga ndahet përgjysmë. Pra, pasagjerët që nisen nga Instituti do të vijnë deri tek Zogu i Zi dhe do të kthehen mbrapsht, ose pasagjerët që nisen nga ish-uzina e autotraktorëve do të vijnë deri tek ura dhe pastaj do të kthehen mbrapsht”, -shtoi Punavia./I.M-Dritare.net

















