
Përshëndetje Dritare.net dhe psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një vajzë e cila kam një zakon të hershëm. Unë kafshoj thonjtë e mi dhe kjo situatë më dëmton shumë. Të lutem më thoni diçka pasi po e vuaj shumë këtë veprim që e bëj. Faleminderit.
Psikologe Enertila bBekteshi përgjigjet
Përshëndetje lexues të Dritare.net!
Zakoni i kafshimit të thonjve shpesh është një veprim automatik, që bëhet pothuajse pa e kuptuar, i cili mund të ofrojë lehtësim të përkohshëm kur ndihemi të stresuar ose të tensionuar. Kafshimi i thonjëve mund të ketë pasoja fizike dhe psikologjike ,sic janë plagë në gishta, dhimbje, gjakderdhje, inflamacion deri në rastet më të rënda dëmtim të indeve nën thonj. Në nivelin emocional shenjat që nuk duhen nënvlerësuar përfshijnë një ndjenjë të humbjes së kontrollit dhe ndikimin e jetës shoqerore .Kur ky zakon bëhet burim turpi ose shqetësimi të vazhdueshëm, ai gjithashtu mund të ndikojë në vetëvlerësimin dhe cilësinë e jetës suaj.
Dëshira për të kafshuar thonjët nuk është thjesht automatike, mund të jetë një strategji për menaxhimin e emocioneve të vështira ose momenteve të mërzitjes. Ndonjëherë, kafshimi i thonjve është një mënyrë për të çliruar tensionin, për t'u qetësuar ose për të mbajtur duart dhe mendjen të zëna kur
zgjimi emocional është i lartë. Kjo sjellje mund të lidhet me probleme të tilla si vështirësia në menaxhimin e zemërimit ose frustrimit, nevoja për kontroll ose perfeksionizmi. Megjithatë, nuk ka një shkak të vetëm. Shpesh është rezultat i një kombinimi faktorësh. Me kalimin e kohës krijohen rreziqe në higjenën e stomakut,dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. E dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim si fillim për të thyer këtë zakon duhet të ndërprisni automatizmin dhe të zëvendësoni gjestin. Mund të jetë e dobishme ta bësh aktin më të vështirë për të thyer rutinën, barrierat fizike si dorezat, flasterët mund të jenë të dobishme, ashtu si edhe modifikimi i mjedisit
për të zvogëluar shkaktarët.
Zëvendësimi i gjestit me alternativa që përfshijnë çamçakëz mund të
ndihmojë në kanalizimin e dëshirës. E dashur lexuesja jonë kujdesi estetik i thonjve mund të jetë një motivim shtesë,lyerja me manikyrë , thonjtë e shkurtër dhe të kuruar mirë dhe thonjtë me xhel mund të zvogëlojnë dëshirën për të kafshuar. Lexuesja jonë do t’ju sugjeroja gjithashtu të mund të filloni seanca psikologjike, për të kuptuar se cilët janë shkaktarët dhe për të punuar me mendimet që i ushqejnë ato. Uroj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në situatën
tuaj. Gjithë të mirat/dritare.net