Letër psikologes/ Nuk bëj dot seks lirshëm me të dashurën, çfarë të bëj?
Dritare.net
Përshëndetje! Unë jam 25 vjeç, e dashura ime 23 vjeçe. Ne jemi shumë të dashuruar, por unë nuk mund të kem marrëdhënie seksuale të lirshme! Emocionohem shumë. Sipas të dashurës time unë kam ankth performance: por çfarë do të thotë? Çdo ditë e më shumë e mendojë dhe po stresohem. Si t'ia bëj?
Psikologia Enertila Bekteshi, përgjigjet:
Përshëndetje!
I dashur lexuesi ynë, e kuptoj shqetësimin tuaj. Seksi supozohet të jetë një përvojë e këndshme, por ka njerëz, që për të mbajtur një ereksion ka shumë të ngjarë të ketë një shkak psikologjik. Është një ankth i pakontrollueshëm që nxitet në momentin e depërtimit. Ankthi dëmton dhe e shndërron njeriun në një spektator të ashpër, një "gjykatës" të performancës së tij seksuale.
Frika e zhgënjimit të tjetrit pengon të jetuarit të përvojës seksuale me qetësi. Si pasojë e çojnë në një ulje të dëshirës seksuale
Për shkak të rëndësisë që i japin marrëdhënieve seksuale, njerëzit e prekur nga një gjendje ankthi fillojnë të përjetojnë seksualitetin me frikë, pa natyrshmëri. Nëse kjo gjë realizohet në afat të gjatë kjo gjendje tensioni mund të komprometojë jo vetëm marrëdhënien e çiftit, por edhe mënyrën në të cilën secili percepton seksin tjetër.
Ndërkohë, unë po ju them:
• Shqetësimi është i kotë sepse nëse shqetësoheni, gjithçka që bëni është të shkaktoni brenda trupit tuaj ato reagime psikofiziologjike që pengojnë një ereksion.
• Të qenët i turpëruar nuk i bëni gjërat më të lehta.
• Problemi i ideve obsesivë shton problemin e ereksionit.
• Fillimi i marrjes së ilaçeve (viagra) vetëm rrit problemin sepse ju filloni të mendoni se nuk jeni në gjendje të funksiononi pa pilulën.
• Pranoni faktin që ju ka ndodhur, mund të ndodhë, është mirë që të qëndroni në realitet dhe ta pranoni atë.
• Filloni të bëni vrap, shkoni në shëtitje, në ajër të pastër që do t'ju ndihmojë në uljen e nivelit të stresit tuaj dhe ndjeheni mirë.
• Mos kini turp të kërkoni ndihmë te psikologu sepse nëse ndërhyni menjëherë këto problem janë shumë të thjeshta për t'u zgjidhur me psikoterapi. Nëse, nga ana tjetër, nuk merrni ndihmë për vite me radhë, e gjeni veten me një ngarkesë stresi, ankthi dhe besimesh kufizuese, të cilat do të jenë shumë më të vështira për t'u zhdukur
Ne opinionin tim besoj se këto pak sugjerime do të mund të të ndihmojnë, ju falënderoj që kërkuat ndihmën tonë./dritare.net