Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

Djersij nga stresi. Këshilla e psikologes!

Djersij nga stresi. Këshilla e psikologes!

Përshëndetje Dritare.net dhe psikologe Enertila

Unë që ju drejtohem jam një vajzë që problemin e kam kur fle. Shpesh më ndodh që gjatë netëve që jam e stresuar jo vetëm që kam ankth por mbushem edhe me djersë. Ju lutem dua të më thoni për gjendjen time si ta kaloj? Faleminderit!

Psikologe Enertila Bekteshi përgjigjet

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Kur përjetohet një çrregullim ankthi trupi stimulohet nga hormonet e stresit dhe djersitja gjatë natës nga ankthi mund të bëhet një simptomë e vërtetë dhe serioze. Djersitja gjatë natës dhe ankthi mund të ndodhin tek njerëzit me vetëvlersim të ulët dhe ndjeshmëri ndaj gjykimit të të tjerëve.

Simptoma mund të lindë edhe me mendimin e vetëm të kontaktit me një person tjetër dhe marrjes së kritikave, të pasurit një përgjegjësi, por edhe të përjetimit të frikës së braktisjes ndjenjës së vetmisë dhe mungesës së dashurisë. Shqetësimi dhe ankthi e gjejnë djersitjen natën si një mënyrë për të shprehur shqetësimin e vazhdueshëm emocional. Jo të gjitha djersitjet e natës janë tregues i një problemi shëndetësor , njohja e ndryshimit është e rëndësishme të kuptohet dhe të kontatohet me një specialist.

Simptomat më të zakonshme të djersitjes nga ankthi shprehen përmes djersitjes në fytyrë, qafë ,gjoks dhe pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve. Në momentin që shfaqet ankth dhe djersitje gjatë natës personi mund të përjetojë gjithashtu netë pa gjumë. Ankthi dhe djersitja gjatë natës mund të përmirsohet me suplemente apo cajra , pasi ato rregullojnë dhe zvogëlojnë prodhimin e djersës që lidhet me stresin. E dashur lexuesja jonë në këndvështrimin tim për t’ju ndihmuar në menaxhimin e djersitjeve gjatë natës dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit do t’ju rekomandoja si fillim të zgjidhni veshje të përshtatshme kjo zvogëlon ndjesinë e nxehtësisë.

Mbajtja e dhomës suaj të freskët dhe të ajrosur mirë, përdorimi i çarçafëve të lehtë dhe nëse është e nevojshme një ventilator ose kondicioner, mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të gjendjes tuaj. E dashur lexuesja jonë kujdesuni për ushqyerjen , shmangia e vakteve të bollshme, ushqimeve pikante, alkoolit dhe kafeinës në mbrëmje mund të zvogëlojë gjasat e djersitjes gjatë natës.

E dashur lexuesja jonë krijoni një rutinë relaksuese të mbrëmjes. Kalimi i kohës duke u marrë me teknikat e relaksimit siç janë leximi, ose një dush i ngrohtë para gjumit, mund të nxisë relaksimin dhe të zvogëlojë ankthin. Këto sugjerime, nëse merren vazhdimisht mund të ndihmojnë që netët të jenë më të qeta dhe të kufizojnë,në disa raste ndikimin e djersitjeve gjatë natës. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në gjendjen tuaj. Gjithë të mirat /dritare.net