Na ndiqni edhe në

Letër Psikologes

A të jep ankthi dhimbje gjoksi? Flet psikologia!

A të jep ankthi dhimbje gjoksi? Flet psikologia!

Përshëndetje Dritare.net dhe psikologe Enertila

Unë që ju drejtohem jam një vajzë 25 vjec e cila shpesh përjetoj dhimbe gjoksi sidomos kur jam e stresuar dhe me ankth. Ju lutem kam nevojë të di diçka në lidhje me këtë situatë që më frikson. Ju faleminderit!

Përshëndetje lexues të Dritare.net

Dhimbja e gjoksit që lidhet me ankthin nuk është imagjinare, por rezultat i reaksioneve fiziologjike shumë specifike. Kur jemi të shqetësuar, frymëmarrja jonë tenton të bëhet më e shpejtë dhe më sipërfaqësore. Kjo frymëmarrje e shpejtë mund të ndryshojë ekuilibrin e oksigjenit dhe dioksidit të karbonit në gjak duke shkaktuar simptoma të tilla si marramendje dhe një ndjenjë ngushtësie ose dhimbjeje në gjoks.

Ankthi na bën të tensionuar dhe frika më e madhe kur përjetoni dhimbje në gjoks është se mund të jetë një problem me zemrën. Ankthi na bën të tensionuar duke bërë që muskujt e trupit të tkurren në mënyrë të pavullnetshme dhe mund të çojë në dhimbje që nga stresi ndonjëherë nuk është vetëm një pickim i çastit, por mund të zgjasë me orë ose edhe ditë, duke u bërë një shqetësim i vazhdueshëm. Eshtë thelbësore të mos i injoroni kurrë këto shenja dhe të konsultoheni me një mjek nëse keni dyshime.

Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë e rendësishme është të dish se si të lehtësosh dhimbjen në gjoks që lidhet me ankthin ky është hapi i parë për të rifituar kontrollin. Frymëmarrja diafragmatike është një mjet i fuqishëm që ndihmon . Përqendrimi në frymëmarrje të ngadalta dhe të thella ndihmon në qetësimin e sistemit nervor, uljen e hiperventilimit dhe lehtësimin e tensionit të muskujve. Relaksimi progresiv i muskujve mund të jetë gjithashtu shumë i dobishëm në lirimin e muskujve të tendosur.

Aktiviteti i rregullt fizik është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar stresin dhe për të përmirësuar humorin tuaj. Strategjitë e relaksimit dhe teknikat e frymëmarrjes janë mjete të vlefshme për menaxhimin e dhimbjes së gjoksit kur ajo shfaqet. Megjithatë, zgjidhja afatgjatë qëndron në trajtimin e shkakut rrënjësor të vetë ankthit. Të mësosh të njohësh modelet e tua të të menduarit, të menaxhosh burimet e stresit dhe të rregullosh emocionet është thelbësore për parandalimin e episodeve të ardhshme dhe përmirësimin e mirëqenies tënde të përgjithshme. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në gjendjen tuaj. Gjithë të mirat!/dritare.net