
Përshëndetje psikologe Enertila.
Unë që ju shkruaj jam një vajzë e cila prej disa javësh po mndohem me idenë se nuk po mund të përballoj më situatat e ditës të cilat më shkaktojnë stres dhe pamundësi në zgjidhjen e tyre. Jam shumë e pakenaqur nga vetja dhe ndihem e hutuar emocionalisht dhe të paftë për të ndryshuar sjelljen time me rrethanat e jashtme. A kam ndoshta nevojë për ndihmë psikologjike? Si mund ta kuptoj këtë gjë të lutem? Ju falenderoj e suksese.
Përshëndetje lexuesja jonë
Secili prej nesh përballet me ditë të këqija, kohë të këqija.
Lexuesja jonë ndjenjat dhe mendimet janë të padukshme, kalimtare dhe janë të vështira për t'u vlerësuar. Megjithatë, shqetësimi i vazhdueshëm emocional, nëse injorohet, mund të dëmtojë aftësinë për të punuar, për të ndërtuar marrëdhënie me të tjerët dhe kryerjen e aktiviteteve normale të përditshme.
E dashur lexuesja jonë të pranosh se diçka nuk është në rregull nuk do të thotë të jesh një dështim, apo të jesh i çmendur. Ashtu si trupi që mund të ndiejë konsumimin e jetës së përditshme, mendja është gjithashtu e pambrojtur. Nëse mendja funksionon, mund të funksionojë edhe keq por kur kjo ndodh, shpesh është e mundur të korrigjohet.
Në përgjithësi, njerëzit me shëndet të mirë mendor e vlerësojnë veten, e perceptojnë realitetin ashtu siç është, pranojnë kufijtë dhe aftësitë e tyre, dinë t'u përgjigjen sfidave duke marrë përsipër përgjegjësitë e tyre dhe janë në gjendje të krijojnë dhe vazhdojnë marrëdhënie
Lexuesja jonë dua tu them se problemet me të cilat përballen shumica prej nesh në jetën e përditshme nuk janë sëmundje mendore, por vështirësi që pengojnë rrugën drejt lumturisë dhe realizimit Mbaj mend e dashur se problemet sic janë ,ndjenjat negative,stresi ,probleme të lidhura me punën ,ndryshimet dhe krizat, problemet martesore dhe familjare ,të qarat,stresi.të cilat janë probleme të zakonshme të cojnë në kërkimin e ndihmës,Në këndvështrimin tim dua tu shpreh se duhet të shikoni se sa keq po ju prek një problemi ju dhe sa kohë ka vazhduar. Nëse kjo vështirësi po ju shkakton shqetësime të rënda ose po ndërhyn ndjeshëm në punën, marrëdhëniet ose aspekte të tjera të jetës suaj, atëherë ju këshilloj që të kërkoni ndihmë . Duhet të merrni parasysh edhe simptomat që nuk janë veçanërisht serioze ose alarmante në vetvete, por që zgjasin për disa javë . Sa më shpejt ta kuptoni se ka një problem dhe të marrë trajtimin e duhur, aq më shpejt fillon shërimi. Uroj shumë që këndvështrimi im tu ndihmojë sadopak. Gjithë të mirat./dritare.net

















