Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Vezë e pjekur në furrë me patate të ëmbël për mëngjes!

Vezë e pjekur në furrë me patate të ëmbël për

Receta e rekomanduar për sot është vezë e pjekur në furrë me patate të ëmbël. Kjo pjatë gatuhet lehtë dhe është mjaft e shijshme për gjithë familjen.

Përbërësit:

· 1/2 patate e ëmbël

· 1 lugë vaj ulliri

· 1/2 lugë çaji spec i tymosur

· 1/4 lugë çaji trumzë të thatë

· Kripë dhe piper

· 2 vezë

· 2 lugë djathë mocarela

· 1 lugë gjelle qepë

Përgatitja:

Fillimisht ngrohni furrën në 180 gradë C dhe më pas vendosni në një copë letre pergamene pataten e ëmbël në kubikë dhe marinojeni me vajin e ullirit, specin e tymosur dhe trumzën e thatë. Më pas shtoni erëzat dhe filloni të mbushni patatet me vezë, si dhe shtoni pak mocarela. Piqini në furrë për 15-20 minuta dhe më pas mund t’i shtoni qepë të njoma sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!/ M.K-dritare.net