Kuvendi miraton Reformën Territoriale, ja si votuan deputetët!
Dritare.net

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në orën 01:15 të të 9 tetorit 2026 Reformën Territoriale, pas një seance maratonë të shoqëruar me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe me protesta brenda dhe jashtë godinës së Parlamentit.
Në votimin përfundimtar, projektligji mori 85 vota pro, duke siguruar shumicën e cilësuar të nevojshme për miratimin e tij. Reforma parashikon riorganizimin e ndarjes administrativo-territoriale të vendit dhe reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes bashkimit të 15 bashkive me njësi të tjera vendore.
Procesi i votimit u zhvillua mes tensioneve në sallën e Kuvendit, ku deputetët e opozitës kundërshtuan miratimin e reformës dhe bllokuan foltoren. Seanca u shoqërua gjithashtu me përplasje dhe hedhje sendesh në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve të Kuvendit.
Me miratimin e projektligjit, Shqipëria do të ketë një hartë të re territoriale, ndërsa ndryshimet pritet të sjellin riorganizimin e administrimit vendor dhe të njësive të qeverisjes lokale./dritare.net