Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kurti propozon emrin e ri për president të Kosovës

Kurti propozon emrin e ri për president të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë sërish në një konferencë për media dhe ka ndërruar propozimin për postin e presidentit. Kurti ka propozuar Justina Shiroka-Pulën për këtë pozitë dhe ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës të vijnë dhe ta votojnë. Ai përsëriti se janë të gatshëm që paraprakisht të votojnë për ndryshimet në Ligjin për Specialen nëse Hamza zotohet se do të marrin pjesë me votë në seancë. Kryeministri ka theksuar se Shiroka-Pula ka qenë ministre e PDK-së dhe e ka ftuar Hamzën që ta bindë atë për këtë post.


“Kryetari i PDK-së le të dalë publikisht sonte pas meje menjëherë që 22 deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së zotohen se marrin pjesë me votë për president, ne po ja votojmë projektligjin paraprakisht për ndryshimet në Ligjin e Gjykatës Speciale. Pastaj pika tjetër për votimin e presidentit. Justina Shiroka Pula ka qenë ministre e PDK-së. Le ta bindë Hamza unë jam dakord”, ka thënë Kurti./K.C/dritare.net