Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Pesë hapa të thjeshtë për një jetë më të mirë dhe më të gjatë!

Pesë hapa të thjeshtë për një jetë më të

Edhe nëse shpesh humbni çelësat ose harroni gjëra të vogla, mos u shqetësoni, kjo është një pjesë normale e plakjes. Shumë njerëz besojnë se aftësitë tona mendore do të dobësohen patjetër me kalimin e moshës, por kjo nuk është e pashmangshme. Ekzistojnë hapa të thjeshtë që të gjithë mund t'i zbatojmë për të jetuar më gjatë dhe më mirë, duke mbrojtur trurin tonë.

Që nga fëmijëria e hershme, truri ynë krijon vazhdimisht lidhje të reja mes neuroneve dhe forcon ato ekzistuese. Në vitet e para të jetës formohen mbi një milion lidhje të reja nervore çdo sekondë, por me kalimin e kohës ky ritëm ngadalësohet. Megjithatë, mënyra se si truri ndryshon gjatë jetës nuk është e njëjtë për të gjithë dhe nuk është e shkruar në gur. Ashtu si muskujt që duhet t’i stërvitim për t’i mbajtur të fortë, edhe lidhjet e trurit kërkojnë stimulim të vazhdueshëm. Studime të mëdha kanë treguar se një stil jetese aktiv mund të vonojë ndjeshëm ose madje të parandalojë demencën, pasi edukimi, aktivitetet sociale dhe të kohës së lirë ndihmojnë në ndërtimin e asaj që njihet si “rezerva kognitive”, aftësia e trurit për t’u përballur me dëmtimet e plakjes, duke gjetur rrugë të reja kompensimi.

Hulumtimet e fundit tregojnë gjithashtu se ndryshimet e vogla dhe të qëndrueshme në stilin e jetës mund të ndikojnë në jetëgjatësinë dhe shëndetin tonë mendor. Duke qenë fizikisht aktivë, duke ushqyer trurin dhe trupin, dhe duke mbajtur mendjen të gjallë, mund të ruajmë shëndetin dhe të ndihemi më të rinj për më gjatë. Më poshtë do të shpjegojmë pesë mënyra të thjeshta dhe të efektshme për të përmirësuar mirëqenien dhe për ta mbajtur trurin më të ri.

Pesë hapa të thjeshtë për një jetë më të

1- Mëso diçka të re

Truri mund të mbrohet dhe përmirësohet në çdo moshë, dhe një mënyrë e fuqishme për ta stimuluar është të provosh diçka të re. Kjo mund të jetë një hobie e re, si kopshtaria, ku mësimi dhe kujdesi për bimët aktivizon pjesë të ndryshme të trurit, ose të mësosh një gjuhë të huaj, që rrit lidhjet ndërmjet zonave të ndryshme të trurit dhe mund të vonojë shfaqjen e simptomave të Alzheimerit.


2-Ushqehuni shëndetshëm

Një dietë e pasur me fruta, perime dhe fibra ndihmon jo vetëm trupin, por edhe trurin. Yndyrnat e shëndetshme, si ato në peshk të yndyrshëm dhe arrat, mbrojnë nga sëmundjet mendore, ndërsa reduktimi i yndyrnave të ngopura në ushqime të përpunuara përmirëson shëndetin e zemrës dhe trurit. Marrja e kolinës nga vezët dhe disa produkte të tjera ka gjithashtu një ndikim pozitiv në kujtesë dhe humor.

3-Bëni aktivitet fizik rregullisht

Nuk nevojitet stërvitje intensive; edhe ecja e përditshme ose ngjitja e shkallëve ka përfitime të mëdha. Ushtrimet forcojnë trurin, ngadalësojnë rënien konjitive dhe ndihmojnë në parandalimin e demencës. Për më tepër, aktiviteti fizik rrit energjinë, përmirëson humorin dhe redukton depresionin, duke përmirësuar cilësinë e jetës.

4- Mbani lidhje sociale

Ndërveprimet me miqtë dhe pjesëmarrja në aktivitete sociale kanë një efekt të fuqishëm mbi shëndetin dhe jetëgjatësinë. Shoqërimi rregullisht, qoftë për një kafe të shkurtër, një vrap lokal ose një hobi të përbashkët, përmirëson humorin, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Të qenit social është një nga mënyrat më efektive për të ruajtur shëndetin mendore ndër vite.

5-Ndryshime të vogla dhe të vazhdueshme

Përmirësimi i shëndetit nuk kërkon ndryshime radikale; hapat e vegjël dhe të qëndrueshëm në dietë, ushtrim, stimulim mendor dhe lidhje sociale ndër vite krijojnë përfitime të mëdha afatgjata. Studiuesit kanë treguar se kombinimi i këtyre ndryshimeve mund të përmirësojë funksionin konjitiv deri në 25% dhe të ndihmojë në ruajtjen e kujtesës dhe aftësive të zgjidhjes së problemeve./K.C/dritare.net