Gigi Hadid rikthehen fuqishëm trendin e dy dekadave më parë!
E Enjte 25 Korrik 2024, 11:11
Dritare.net
Gigi Hadid ka rrëmbyer vëmendjen me look-un e saj, në tapetin e kuq, kur iu bashkua premierës së Deadpool & Wolverine në Nju Jork.
Ajo kishte veshur një bluze të stilit gjatë viteve 2000, ku mesa duket, ky element do të shoqërojë shumë vajza gjatë verës.
Ajo që e dallon këtë stil është shamia, e cila stilohet në trup aq bukur, duke i dhënë vajzave një hijeshi më të madhe gjatë verës, në darka apo plazh.
Kjo veshje është përdorur edhe më herët nga ikonat Beyoncé dhe Jennifer Aniston rreth dy dekada përpara./M.K-dritare.net