Na ndiqni edhe në

Kamera e Gjyshit

Kur Inva Mula provoi të kalëronte!

25 vite më parë, përpara koncertit të paharruar të Invës Mulës në skenën magjike të Butrintit, mjeshtri i fotografisë Stefan Gajo ka kapur një moment krejt të veçantë, larg dritave të skenës dhe duartrokitjeve. Jo një çast nga shfaqja, as nga provat, por Inva Mula duke provuar të kalëronte, një nga ato momente të rralla ku artisti zbulohet përtej rolit dhe skenës.
Këto pamje që ruajnë emocionin e një kohe, përkushtimin e një artisteje dhe bukurinë e një kujtimi të papërsëritshëm mes historisë së Butrintit./dritare.net