Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kur do të njihen patentat shqiptare në Gjermani? Ja çfarë thotë Rama!

Kur do të njihen patentat shqiptare në Gjermani? Ja çfarë
Kryeministri Edi Rama, pati dje një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin.

Në konferencën e përbashkët Rama tha se tre çështjet kryesore të diskutuara kanë qenë procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, për perspektivën e integrimit në BE dhe për bashkëpunimin rajonal.

Po ashtu, sot Rama ka sqaruar përmes një postimi në Facebook, se ka diskutuar dhe në lidhje me njohjen e patentave shqiptare në shtetin gjerman.

Kryeministri shkruan se në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave.

Ai gjithashtu ka njoftuar se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit edhe në Greqi.

"Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtpërdrejtë me kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave?????

Nga ana tjetër, meqë jemi tek kjo temë, jemi njoftuar po dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona?????", shkruan Rama./E.B-dritare.net