
Keni një shtëpi të vjetër? Ja 12 mënyra si ta bëni të duket e re!
Dritare.net

1. Lyeni kanatat.
Duket si diçka madhore, por me vetëm një kuti boje ju mund të transformoni totalisht kundra bufenë e shtëpisë tuaj.
2. Ndryshoni pllakat ngjitur me lavamanin.
Është e bardhë ngjyra e pllakave të lavamanit? Mos u shqetësoni, modelet gjeometrike janë të preferuara këtë vit, dhe ju mund të bëni vetë në një fundjavë ndryshimin e tyre.
3. Jepini dhomës një transformim total.
Çfarë nëse me disa bojëra të ndryshme ju transformoni dhomat në shtëpi? Do ishte ide brilante. Bëjeni shtëpinë tuaj një vend më të lumtur për të jetuar.
4. Lyeni tullat e oxhakut.
Nëse tullat e oxhakut duken shëmtuar, atëherë është mirë që ju t’i lyeni ato për t’u dukur më këndshëm.
5. Mbuloni tavanim me parket druri.
Është një projekt madhor? Po, është e vërtetë, por nëse e bëni këtë ndryshim shtëpia juaj do të duket e mrekullueshme.
6. Zëvendësoni dorezat e dyerve me doreza të cilësisë së mirë.
Ky është një veprim shumë i lehtë, prandaj nëse doni që shtëpia juaj të duket më e re dritare.net ju sugjeron t’i ndryshoni dorezat.
7. Lyejini pajisjet elektronike të kuzhinës dhe banjës.
Pajisjeve elektronike që iu ka rënë ngjyra, duken shumë të shëmtuara. Por për të mos shpenzuar para në blerjen e të rejave dritare.net ju sugjeron që t’i lyeni ato. Ju lehtësisht në market mund të gjeni bojëra posaçërisht për elektro shtëpiake.
8. Ndryshoni pllakën në dyshemenë.
Ne nuk sugjerojmë ndonjë ngjyrë të posaçme për dyshemenë, por duam që t’ju lëmë të lirë në zgjedhje. Lëreni kreativitetin tuaj të zgjedhë ngjyrën dhe modelin.
9. Lyeni oxhakun me ngjyrë të zezë.
Ndonjëherë nuk është shumë e nevojshme që e gjithë shtëpia të ketë ngjyrë druri. Dritare.net ju sugjeron që ngjyrën e drurit te oxhaku ta zëvendësoni me ngjyrë të zezë. Kombinimi do të jetë i përkryer.
10. Visheni murin e oborrit me ngjyrime lulesh.
Keni një mur të vjetër në shtëpi dhe të dalë mode. Dritare.net ju sugjeron të merrni një shkumës dhe të vizatoni në të lule apo çfarë do që juve ju pëlqen.
11. Ngjyrosni objektet në shtëpi.
Shtëpitë e vjetra kanë objekte arkitekturore shumë të bukura, por ngjyra e zbehtë nuk vë në pah bukurinë e tyre. Kështu është mirë që ju t’i lyeni me një ngjyrë të përshtatshme dhe të këndshme.
12. Ngjyrosni pllakat e oborrin me ngjyra të ndryshme.
Bëni një kombinim ngjyrash në pllakat e oborrit, dhe gjithçka do të duket perfekt./i.m- dritare.net

















