
Horoskopi javor i Peshores 24- 30 mars 2025 nga Christine Haas
E Diel 23 Mars 2025, 20:08
Dritare.net
Të mbështetur nga planetët do kaloni një javë të mbushur me pasion. Monotonia nuk do ketë më vend në jetën tuaj në çift. Shprehini edhe më tepër ndjenja dhe mundohuni të largoni idetë e këqija. Për ju beqarët priten aventura të reja. Të pushtuar nga euforia nuk do dini se ku të ndaleni. Kujdes sepse mund të lëndoheni vetë. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por gjithsesi nëse bëni pak kujdes me shpenzimet situata do jetë e mirë. Shëndeti do ketë disa probleme të vogla, por që lidhen përgjithësisht me ndonjë virozë. Mundohuni të kujdeseni pak më shumë. Jeta profesionale do jetë e qëndrueshme dhe do mund ta konsolidoni më tepër pozicionin tuaj. /dritare.net

















