
Ja çfarë thotë babai i policit që grabiti taksistin!
E Enjte 17 Mars 2016, 10:10
Dritare.net

Babai i tij, Feti Budini, tregoi për “Panorama” se i biri kishte aplikuar edhe për t’u bërë pjesë e repartit RENEA, por nuk kishte arritur. Eduart Budini jeton në Këlcyrë dhe gjendja e tij ekonomike është e vështirë.
I ati tregon se ai është i ardhur në Këlcyrë nga fshatrat e thella të Përmetit dhe jeton aty prej disa vitesh së bashku me familjarët e tjerë. Sipas tij i biri ka qenë korrekt me shtetin dhe është habitur kur ka parë pamjet e videos.

















