

Dashi
Edhe pse jeni të zënë, e keni kontrollin mbi situatën. Është sikur të ishit duke rrotulluar disa gjëra njëkohësisht. Nëse jeni në lëvizje, do t’i përfundoni punët në kohë rekorde. Pasi të ndodhë kjo, duhet të bëni një pushim. Shkoni në ndonjë vend që është i famshëm për diversitet kulturor, sepse do të argëtoheni. Do t’ju pëlqejë shumë të shijoni ushqim të mirë. Po ashtu do të jetë argëtuese të merrni me vete disa suvenire.
Demi
Çrregullimet në ambientin e brendshëm do t’ju bezdisin shumë. E shikoni shtëpinë tuaj sikur të ishte parajsë. Kurdo që keni telashe me diçka, tani keni ku të pushoni e të qetësoheni. Përfitoni nga rasti të zgjidhni dallimet ndërmjet jush dhe ndonjë cimeri apo të afërmi. Nëse është e pamundshme të gjeni gjuhë të përbashkët, ndani rrugët. Nuk jeni tipa që hiqni dorë, por është më mirë t’i jepni fund një situate problematike sesa të rrini në ambiente toksike.
Binjakët
Në përgjithësi, nuk jeni tipa të turpshëm. Përballja me një rival do t’ju bëjë më hezitues sesa zakonisht. Jeni të vetëdijshëm që ky kundërshtar mund t’jua komplikojë pak jetën. Në vend se të provoni të fitoni në favor të tij, ruani heshtjen neutrale. Kurdo që të përballeni me ndonjë gjë joetike, shmanguni. Nëse përballeni me dikë do t’ju duhet të konfrontoheni, por më mirë kështu sesa të bëni kompromis me reputacionin tuaj.
Gaforrja
Do të humbni kundrejt një rivali. Provoni të mos zhyteni në zhgënjim. Duke mbajtur kokën lart do të vazhdoni të bëni punë të mrekullueshme dhe do të shtroni rrugën për promovim më të mirë. Nëse jeni të bindur që nuk mund të vazhdoni me punëdhënësin aktual, kërkoni punë diku tjetër. Një kompani që ka bazë diku jashtë do ta vlerësojë aftësinë tuaj për të punuar me njerëz nga fusha të ndryshme të jetës. Mund të ketë edhe udhëtime të përfshira me këtë vend pune dhe ky është bonus.
Luani
Mos e nënvlerësoni konkurrencën. Do të jetë më vështirë vetëm e prisnit që të arrini në majë. Megjithëse keni aftësi impresive, nganjëherë i trajtoni njerëzit në mënyrë të gabuar. Kur keni rast të punoni me njerëz nga të gjitha fushat e jetës mund të ndikojë në suksesin tuaj. Përmirësoni shkathtësitë ndërnjerëzore sa më shumë që të jetë e mundshme dhe lëreni mënjanë egon. Në vend se t’i qaseni secilit problem me ndonjë interes personal mendoni se çfarë do të jetë më e mirë për të gjithë të përfshirët.
Virgjëresha
Fundi po shihet, por do t’ju duhet më tepër kohë seç e prisnit. Është e mundshme që një riparim shtëpiak të jetë më i komplikuar seç e mendonit. Nëse keni planifikuar të shpërnguleni diku, mund t’ju duhet të prisni derisa të largohen banorët e tjerë. Ruani qetësinë dhe rishqyrtoni opsionet. Kaloni më tepër kohë në punë, sepse është mënyrë e mirë të shmangni stresin: së paku nuk do të jeni të rrethuar nga kaosi. Po kërkoni punë? Kaloni kohën nëpër trajnime profesionale.
Peshorja
Është koha e duhur të bashkëpunoni në një projekt kreativ. Keni instinkte të mrekullueshme lidhur me atë sesi duhet të duket një produkt në fund, derisa kolegët tuaj do të jenë më të mirë në këshillat se si mund ta ktheni këtë ëndërr në realitet. Mos i sfidoni propozimet e tyre. Duke i pyetur se përse duhet të merreni me disa detyra në një formë të caktuar mund të zbuloni se të gjithë po nisen në të njëjtin drejtim. Mund të jetë e nevojshme të ulni pak pritjet në disa fusha.
Akrepi
Kur bëni para nëpërmjet punës kreative ndiheni mirë. Ju duket sikur po notoni nëpër ar. Nëse keni ndonjë ide për një biznes, zhvillojeni. Puna nga shtëpia do të jetë lehtësim për një person privat si ju. Edhe pse e shijoni shoqërinë e disa kolegëve, i urreni politikat e zyrës. Do të jetë ndjenjë lehtësimi të ikni nga një vend. Nëse tashmë e keni biznesin tuaj, zgjerojeni linjën e produkteve.
Shigjetari
Jeni pranë një fillimi të ri. Është ndjenjë e mirë të lini jetën e vjetër për hir të diçkaje shumë më të mirë. Kohëve të fundit, keni qenë si për ngut. Pasi të mendoni kujdesshëm do ta zhvilloni planin për të ecur përpara. Kjo do të thotë se mund të merrni edhe rreziqe dhe mund të mos ndiheni rehat. Është më mirë sesa të lëvizni sikur robot. S’ka rëndësi nëse vendosni të ndërroni vendbanimin, të udhëtoni, të shkruani apo të studioni, do të jeni shumë më të lumtur.
Bricjapi
Një person dominues e xheloz po ju shkakton telashe në punë. Është koha ta konfrontoni. Injoroni sjelljen e tij, sepse nuk mund të ndikojë në produktivitetin tuaj. Nuk është e rëndësishme a po flisni për politikën apo po bëni vërejtje, ky person duhet përmirësuar. Nëse i tregoni sesa serioz jeni në kundërshtimin tuaj, mund të keni më tepër përkrahje. Të gjithë janë ndikuar nga kjo situatë. Kur punëdhënësi e kupton efektin që ka situata në grup do të veprojë.
Ujori
Thashethemet po krijojnë pavendosmëri. Është vështirë ta bëni një plan kur nuk jeni të sigurt çfarë të besoni. Një person për të cilin është folur shumë, është i pafajshëm. Mos nxitoni të krijoni qasje gjykuese. Nëse keni pyetje për karakterin e këtij personi, shikoni me kujdes. Shikoni sesi veprimet e tij po zbatohen me fjalë. Nëse ka dallime, duhet të mbeteni skeptik. Nëse ata mbështeten në premtimet e tyre dhe kodin moral, mund t’i besoni këtij kolegu.
Peshqit
Keni punuar shumë dhe keni arritur sukses të jashtëzakonshëm. Është koha të ngadalësoni hapin. Nëse vazhdoni të lëvizni me shpejtësi, mund të ndikoni në shëndet. Lëreni zyrën herët dhe kaloni më tepër kohë me të dashurit e të afërmit tuaj. Sigurohuni që të tregoni vlerësimin tuaj për përkrahjen e tyre. Derisa jeni duke u relaksuar, mos i kontrolloni mesazhet. Ndaleni telefonin dhe rrini larg kompjuterit.

















