Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 30 shtator 2017

Horoskopi i datës 30 shtator 2017
Dashi- 21.03-20.04

Pesha më e rëndë e lidhjes do të bjerë mbi ju. Një partner biznesi ose një partner romantik nuk po angazhohet për t’u bërë produktiv. Për fat të mirë, ju keni mjaft energji për të dy. Sigurohuni që t’i jepni vetes pushim në fund të ditës. Bëni gjëra të mira për veten, sepse edhe ju meritoni të kaloni kohë të mirë. Një person më i vjetër ose shumë më i ri se ju do t’i çmojë angazhimet tuaja.

Demi- 21.04-20.05

Shërimi nga një sëmundje do t’ju marrë shumë kohë dhe disiplinë. Ndiqni këshillat e mjekut, sidomos ato që kanë të bëjnë me ushtrime dhe dieta. Mjekësia është e mirë, por duhet të fitoni disa shprehi për ta ruajtur shëndetin. Fillimisht, do ta keni vështirë të ndryshoni mënyrën e jetesës. Me kohë do të reduktoni ushqimin. Ushtrimet do t’ju bëjnë të ndiheni shumë më mirë dhe të largoheni nga rutina.

Binjakët- 21.05-20.06

Romanca duket sikur është larg jush. Së fundi gjithë kohën tuaj po e investoni në punë. Megjithatë, kujdesuni që të arrini përfitime të mëdha. Duhet të përqendroheni për të mësuar gjëra të reja për ndonjë provim. Shumë shpejt, do të merrni ftesë për të shkuar në ndonjë ndejë, në të cilën do ta keni shumë lehtë të gjeni dashurinë që po kërkoni.

Gaforrja- 21.06-20.07

Duket sikur asnjëherë nuk largoheni nga shtëpia por fatmirësisht keni shumë dëshirë të kaloni kohën me familjen tuaj. Edhe nëse jeni lodhur duke u kujdesuar për të tjerët. Lejojani vetes të përshtateni me ndryshimet që keni nevojë t’i bëni. Jepni vetes një ditë pushim, duke gatuar apo duke dalë në shoping. Merrni ndonjë film dhe kaloni kohë duke u relaksuar. Mos u ndieni fajtor, sepse gjithkush e meriton një pushim.

Luani- 21.07-20.08

Është kohë e mirë të lexoni ndonjë libër ose të shkoni në ndonjë kurs për të mësuar për aftësitë sociale. Sa më shumë që dini për situata të veçanta, aq më të lehtë do ta keni për të arritur progres. Keni reputacion të mirë dhe herë pas herë njerëzit kanë dëshirë të përfitojnë nga zemërgjerësia juaj. Jeni duke u përpjekur të mbijetoni pa dëmtuar reputacionin. Talenti juaj do t’ju ndihmojë të ngriheni në vendin e punës.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Është gjë e mirë që gjithmonë keni qenë njeri i lirë. Keni aftësi të mbani veten larg telasheve. Për fat të keq, një i dashur i juaj nuk ka qenë i përgjegjshëm sa duhet. Mos u befasoni nëse ju kërkon para. Megjithëse dhemb ta largoni nga vetja një person që ka nevojë, duhet ta bëni. Ju punoni shumë dhe nuk është e drejtë të shpenzoni paratë për njerëz që i humbin kot ato.

Peshorja- 21.09-20.10

Duhet të anuloni një takim shoqëror për të përmbushur një obligim personal. Nëse jeni duke studiuar për ndonjë test, bëjeni këtë në kohën e lirë. Duhet të angazhoheni më shumë për të kryer disa përgjegjësi. Megjithatë, rrugës do të ballafaqoheni me disa probleme. Do të takoni një person që nuk e keni parë me muaj të tërë dhe shfrytëzoni këtë mundësi për t’u bashkuar me të.

Akrepi- 21.10-20.11

Do t’ju ofrohet një punë e mirë që ka të bëjë me ndonjë spital, agjenci qeveritare ose universitet. Kjo do të shtrojë nevojën për të kthyer stabilitetin në punët e shtëpisë. Do të ndiheni krenarë nëse dëshmoheni para të dashurit tuaj. Mos u ndieni fajtor nëse i lejoni vetes më shumë luks sesa zakonisht. Vazhdoni para dhe largojeni veten nga disa gjëra jo të këndshme.

Shigjetari- 21.11-20.12

Të jesh lider nënkupton bekim, por edhe mallkim. Duhet të angazhoheni shumë për të bërë ndryshime të mëdha në institucionin ku punoni. Për fat të keq, për shkak të pozitës suaj do të jeni të rrethuar nga njerëzit xhelozë. Njerëzit të cilët i keni menduar se janë miq tuaj, do të kthehen kundër jush. Provoni të mos i merrni gjërat personalisht. Prapë keni njerëz që jua duan të mirën. Do të keni përplasje me një person që ju urren për shkak të suksesit tuaj.

Bricjapi- 21.12-20.01

Do të shpërbleheni për një punë të rëndësishme. Rezistoni dëshirës për të shpenzuar shumë para në simbole. Në vend të kësaj, kurseni këto para. Më në fund do të shijoni luksin që keni dëshiruar e që është liria. Do të ndiheni mirë për shkak të situatës së volitshme financiare. A nuk jeni lodhur duke bërë gjëra vetëm pse duhet në vend se t’i bëni se i dëshironi?

Ujori- 21.01-20.02

Zhvillimi i interesimit lidhur me historinë, edukimin ose filozofinë do t’ju shërbejë mjaft. Mos u befasoni nëse do të takoheni me ndonjë person të avancuar. Ky ekspert mund t’ju ndihmojë mjaft. Po ashtu do të keni gjasa të mëdha që të bini në dashuri. Bashkimi juaj mund të shkaktojë ndonjë skandal por kjo nuk ju frikëson. Është e pamundshme të injorohet një person i tillë.

Peshqit- 21.02-20.03

Duke u vënë në krye të burimeve të një personi tjetër do të futeni në një biznes të ndërlikuar. Për fat të mirë, keni instinkte të mira lidhur me atë se si t’i investoni paratë tuaja. Rreziqe të vogla mund të shkojnë në favorin tuaj. Mos u tregoni njerëzve për vendimet që keni marrë. Do të krijoni probleme të panevojshme. Sa më pak që tërhiqni vëmendje, aq më mirë do të jetë për ju. Nëse punëdhënësi juaj ju ofron një program të ri, mos hezitoni ta pranoni.