Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Horoskopi i datës 25 janar 2018

Horoskopi i datës 25 janar 2018

Dashi

21.03-20.04

Mos lejoni që ambiciet tuaja t’ju bëjnë egoistë. Mund të ecni përpara edhe pa i therur të tjerët në shpinë. Nëse jeni në radhë për një intervistë, provoni të tregoheni shumë formal. Jepni punëdhënësit tuaj një mundësi që ta kuptojë humorin tuaj. Ka mundësi që të ndiheni të stimuluar profesionalisht dhe personalisht. Punëdhënësi juaj është duke kërkuar dikë që mund të bashkëpunojë me të tjerët. Nëse tregoheni të ftohtë mund të humbni disa raste.

Demi

21.04-20.05

Edhe pse nuk ndani besimet e dikujt, mund t’i respektoni ato. Kur keni një rreth të gjerë miqsh do të zgjeroni edhe vetë horizontet. Po ashtu mund të tregoheni pak më të mirë e zemërgjerë. Bota është e mbushur me shumë njerëz. Kur rrini vetëm me ata që janë njësoj si ju, e humbni rastin të mësoni perspektiva të ndryshme. Krijoni një lidhje me dikë që ka kulturë tjetër.

Binjakët

21.05-20.06

Është e vështirë të ndjeni afërsi me dikë që gjithmonë mbrohet shumë. Në vend se të provoni t’ia ktheni direkt këtë qasje, kthejeni vëmendjen tek hobi juaj i preferuar. Keni gjëra më të mira për të kërkuar sesa aprovimi i dikujt tjetër. Kur simpatia juaj e kupton se më nuk jeni duke u marrë me të, do të ktheni gjërat në favorin tuaj. Shumë shpejt, do të bëheni shumë të vëmendshëm. Ky është sinjal se kjo lidhje kërkon punë.

Gaforrja

21.06-20.07

Mos e lejoni dikë që ka personalitet të fuqishëm të ju lë nën hije. Ju jeni po aq të rëndësishëm dhe keni dhunti po aq sa ky individ. Do të kërkoni respekt nëse viheni në nivel të barabartë me të. Ky është shansi juaj për të nisur një punë të rëndësishme. Pranojeni një pozitë të dalluar sepse do t’ua konfirmojë statusin e një lideri unik dhe të fuqishëm. Në vend se të bëheni narcisoidë, krijoni frymë të barazisë. Shumë lehtë do ta mposhtni një rival falë inteligjencës suaj emocionale.

Luani

21.07-20.08

Nëse do t’i mbani gjërat si duhet, duhet që edhe qëndrimi juaj të jetë i arsyeshëm. Kohëve të fundit, jeni zhytur në një lloj amullie drejt dikujt me të cilin punoni ose takoheni në baza ditore. Sa më shumë që fokusoheni tek ky person, aq më vështirë do ta keni të punoni bashkë. Krijoni një qasje të re. Filloni e fokusohuni në pikat e mira të shefit tuaj. Falënderoni ata që janë pjesë e jetës suaj. Sa më shumë që i vlerësoni rrethanat, aq më lehtë do të përmirësohen.

Virgjëresha

21.08-20.09

Mos e gjykoni veten. Mjafton ta përmirësoni imazhin për t’i kthyer gjërat në favorin tuaj. Filloni t’i shikoni anët e mira kur shikoheni në pasqyrë. Do të ndiheni qesharak në fillim por me kalimin e kohës jo. Në vend se të mundoni veten për secilën mundësi, duhet ta festoni çdo përparim që keni arritur. Do të jetë më e lehtë të arrini qëllimet e të ndiqni sfida interesante. Kur besoni në veten, do të tërhiqni gjithë fatin, dashurinë dhe mundësitë kreative që dëshironi.

Peshorja

21.09-20.10

Një konflikt i fuqishëm me një të afërm ua ka marrë energjinë. Mos u zhytni në këtë dramë. Sa më shpejt që largoheni nga këto konflikte, aq më të lumtur do të ndiheni. Mendoni të ndërroni vendbanimin apo të blini shtëpinë tuaj. Kur keni harmoni në shtëpi do të bëheni edhe më aventurier. Po ashtu do të bëheni të shoqërueshëm e të hapur. Nëse po kërkoni romancë, do ta gjeni lehtë. Hyni në lidhje me dikë që është krejtësisht ndryshe prej jush.

Akrepi

21.10-20.11

Në vend se të bëni skema e skenarë, duhet të keni një qasje direkte ndaj suksesit. Jeni krejtësisht të fokusuar dhe pasionantë. Duke vënë gjithë energjinë tuaj në përmbushjen e një qëllimi, do të arrini pritjet e të gjithëve. Mos u brengosni për njerëzit që kanë diploma dhe shumë para. Ata nuk janë konkurrencë për ju. Mos u befasoni kur të përzgjidheni për një punë të dëshirueshme. Është e qartë se jeni person adekuat për këtë pozitë.

Shigjetari

21.11-20.12

Mos i jepni shumë rëndësi çështjeve materiale. Mund të jeni krejtësisht të lumtur me të ardhurat aktuale. Është thjeshtë çështje e asaj sesa ndiheni të bekuar nga rrethanat tuaja. Kaloni kohën e lirë me aktivitetet që ju pëlqejnë. Nuk ju kushton shumë para të udhëtoni, studioni e shkruani. Krijoni një qasje të këndshme dhe do të ktheheni në magnet për para. Papritmas, disa punë që paguhen shumë do të jenë krejtësisht në dispozicionin tuaj. Do të jetë gjë e mirë të viheni në një pozitë pune me pagë të lartë por kënaqësitë e thjeshta të jetës ju përmbushin më tepër.

Bricjapi

21.12-20.01

Nëse provoni t’i kontrolloni të tjerët vetëm sa do të krijoni konflikte. Është më lehtë të bëheni më praktik. Filloni t’i shikoni gjërat nga këndvështrimi i një personi autoritativ. Qasja e tyre ndaj biznesit mund t’ju duket shumë ndryshe por mbase metodat e tyre janë të qëlluara. Në vend se insistoni t’i bëni gjërat sipas mënyrës suaj, përpiquni më shumë. Do të kënaqeni nga rezultatet. Nganjëherë është ide e mirë të ndiqni urdhra. Kjo është vetëm një prej këtyre situatave.

Ujori

21.01-20.02

Armiqtë e fshehtë po ju shkaktojnë telashe. Dikush që është xheloz po përhapë thashetheme. Kjo kërkon që t’i merrni gjërat me shumë pikëpyetje. Mënyra më e mirë është t’i lini dyshimet anash dhe të vazhdoni të jepni më të mirën nga vetja. Në vend se të brengoseni për atë që mendojnë të tjerët për ju, kanalizoni energjinë në punë mbresëlënëse. Nuk ka asnjë argument kundër talentit tuaj. Të gjithë e dinë që keni dhunti. Kurdo që ju shohin se jeni të qetë, dhe të përmbledhur rreth detyrave tuaja, të gjitha vërejtjet skandaloze për ju do të zhduken.

Peshqit

21.02-20.03

Nëse i jepni hua një miku do t’ua shkatërrojë lidhjet. Njerëzit nuk kanë dëshirë të jenë të varur nga njëri-tjetri. Edhe nëse e falni këtë borxh, do të ketë tensione mes jush. Mënyra më e mirë për t’i ndihmuar këtij personi është përkrahja morale. Është mirë ta dëgjoni, t’i jepni kurajën e duhur për të ecur përpara. Mund t’i alarmoni se mundësitë e bërjes së parave mund të jenë të përshtatshme edhe për të. Jepjani mundësinë t’i krijojnë vetë të ardhurat e tyre.