

21.03-20.04
Keni kujdes me shpenzimet. Kohëve të fundit keni pasur rritje të fondeve, por këto nuk do të zgjasin gjithmonë. Nëse bëni blerje të shumta do të keni telashe. Paguani faturat e domosdoshme dhe mos bëni shpenzime luksoze. Keni talent për të bërë më shumë sesa keni. Nëse gjeni mënyra kreative për të ngritur financat, nuk keni nevojë të rebeloheni. Kujt i duhen paratë nëse bëni gjëra të bukura për veten?
Demi
21.04-20.05
Për të mirën tuaj, keni nevojë për ushqim, ushtrime të rregullta dhe pushim. Kohëve të fundit keni tejkaluar orarin e punës. Kjo ju ka penguar që të kujdeseni për vetveten. Organizojeni më mirë orarin e punës, edhe nëse për këtë duhet të ziheni me eprorin ose kolegët tuaj. Askush nuk mund t’ju akuzojë për shmangie të përgjegjësive. Ju jeni duke punuar sipas kontratës. Balanconi punën duke i shprehur edhe nevojat tuaja.
Binjakët
21.05-20.06
Jeni lodhur dhe kjo nuk është për t’u çuditur. Keni qenë të angazhuar pothuajse në çdo drejtim. Duhet të jeni ende të angazhuar edhe nëse duhet t’u shmangeni shokëve dhe familjes. Mos e pranoni ftesën për të shkuar në ndonjë ndejë. Më mirë është të qëndroni në shtëpi duke lexuar ndonjë libër ose duke shikuar filmin e preferuar. Shmangni njerëzit duke e ndalur telefonin mobil dhe duke mos përdorur kompjuterin. Do të keni mundësi që më vonë të zini hapin e botës. Edhe ashtu nuk do të mungoni shumë.
Gaforrja
21.06-20.07
Mos u lini hapësirë miqve tuaj për të ndikuar në vendimet tuaja. Duhet të zgjidhni se çka është më e mira për ju dhe jo çka është më e popullarizuar. Nëse kjo nënkupton se duhet të aplikoni për ndonjë punë të profilit të lartë, atëherë bëjeni. Një pozitë e tillë do t’ju mbajë larg të afërmve dhe do të kaloni shumë orë në punë. Kjo gjë do t’i prekë njerëzit që ju duan, të cilët nuk dëshirojnë që ju të ndryshoni. Ajo që nuk e kuptojnë ata është se ju keni aftësi të mëdha prej lideri.
Luani
21.07-20.08
Nuk keni aq shumë ndikim sa mendoni. Mos premtoni favore para se të kontrolloni se a keni fuqi për ta bërë këtë. Çfarëdo sjellje me mendjemadhësi mund të reflektojë keq. Përveç kësaj, jeni duke u marrë me një situatë që limiton hapësirën për të bashkëpunuar me njerëzit. Për fat të mirë, do të keni një rast të artë për të udhëtuar në një vend të mrekullueshëm. Kujdesuni që të paketoni gjërat që ju duhen dhe merrni me vete ato që ju bëjnë të ndiheni më rehat.
Virgjëresha
21.08-20.09
Do të jetë e pamundshme të merrni atë që dëshironi. Përgjithësisht, jeni mësuar të kënaqeni me gjëra rutinore. Kohëve të fundit po ndiheni sikur po dështoni të përmbushni potencialin tuaj. Keni punuar shumë dhe jeni bërë ekspert në fushën që ju intereson. Po ashtu keni ide të mëdha që mund t’i përmblidhni edhe në ndonjë libër. Për fat të keq, ka shumë njerëz që i mohojnë përgjegjësitë tuaja të punës duke mos ju lënë të jeni në qendër të vëmendjes. Mos iu nënshtroni shumë zhgënjimeve.
Peshorja
21.09-20.10
Dëshira juaj seksuale është e shfrenuar. Jeni obsesionuar pas një personi dhe është më mirë që të ndaleni ose mund të humbni kredibilitetin tuaj. Jeni tip inteligjent dhe kreativ. Nëse nuk i shfrytëzoni talentet tuaja do të ishte humbje e madhe. Nuk është e thënë të bëheni dikush që nuk jeni. Por fokusimi i madh në një lidhje do t’ju bëjë të neglizhoni një projekt që kërkon vëmendje. Ndani disa orë të ditës që të kryeni disa favore. Mos lejoni dikë që të interferojë në kohën tuaj.
Akrepi
21.10-20.11
Duke qenë të bashkuar me partnerin do ta keni më lehtë t’i bëni ballë presionit në lidhjen tuaj. Është koha të distancoheni pak nga njëritjetri, por vetëm përkohësisht. Nëse shkoni në fitnes do t’ju ndihmojë që të fokusoheni më shumë për të zbuluar se çka kërkon partneri juaj. Shumë shpesh, ju sakrifikoni gjithçka për të afërmit dhe të dashurit tuaj. Fillimisht duhet të kujdeseni për veten dhe në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të plotësoni edhe qejfet e të tjerëve.
Shigjetari
21.11-20.12
Kushtojini më shumë kujdes ushqimit. Megjithëse duket se jeni të shëndetshëm është mirë që të mos e ngarkoni organizmin me shumë kalori. Kjo nuk do të thotë se duhet të ndaloni ushqimin, por vetëm se duhet ta kontrolloni atë. Ushtrimet e rregullta janë po ashtu të nevojshme. Shmanguni rutinës sa më shumë që të mundeni dhe kështu nuk do të mërziteni. Nëse i bashkoheni ndonjë ekipi sportiv amator do të gjeni stimulim për aktivitete sportive.
Bricjapi
21.12-20.01
Për fat të keq, ju nuk mund të kaloni gjithë ditën të shtrirë në shtrat me të dashurin. Ka shumë vende që keni dëshirë t’i vizitoni. Por nëse vazhdoni t’i neglizhoni përgjegjësitë tuaja, kolegët tuaj të punës do të pësojnë nga kjo dhe shefi juaj do të nervozohet shumë. Madje dikush mund të largohet edhe nga puna. Keni punuar shumë për të krijuar reputacionin që keni dhe nuk do të ishte mirë ta neglizhoni. Mos u shqetësoni, do të keni mjaft kohë për të dashurin tuaj.
Ujori
21.01-20.02
Njerëzit që kanë tejkaluar kufijtë janë ata që me të vërtetë ju nervozojnë. Zakonisht keni dëshirë të jeni nikoqir të ndejave. Kohëve të fundit miqtë tuaj janë duke i tejkaluar kufijtë dhe nuk po kanë konsideratë për ju. Largohuni pak nga ta duke fikur edhe telefonin. Mos iu lajmëroni të afërmve dhe të dashurve tuaj. Nëse dikush provon të ndërhyjë në privatësinë tuaj, duhet t’ia tregoni vendin. Nuk është faji juaj që ata s’mund të kujdesen për veten.
Peshqit
21.02-20.03
Në ditën e programeve të shumta të internetit, ka shumë më shumë informacione sesa duhet. Qëndroni jashtë këtyre rrjeteve për një kohë, nëse dëshironi të ruani mendjen e shëndoshë. Nuk është mirë të preokupoheni me imazhe të problemeve politike, të pushtetit ose katastrofave natyrore. Duhet t’u shmangeni rrjeteve sociale. Një mosmarrëveshje midis miqve do t’ju shkaktojë telashe të panevojshme. Rrini larg konfliktit dhe merruni me idetë tuaja inspiruese.

















