Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Trump: Gjatë mandatit të parë ndala luftën mes Kosovës dhe Serbisë. Do ta bëj sërish!

Trump: Gjatë mandatit të parë ndala luftën mes Kosovës

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se gjatë mandatit të tij të parë ndaloi një shpërthim të mundshëm lufte mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rolin e tij në promovimin e paqes në Ballkan.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi: “Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po shkonin drejt një konflikti serioz. Unë e ndalova. Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me vendime të pamenduara, por unë do ta rregulloj sërish.”

Ai përmendi gjithashtu ndërhyrjet e tij në konfliktet mes Indisë dhe Pakistanit, si dhe Egjiptit dhe Etiopisë, duke theksuar se diplomacia amerikane, përmes marrëveshjeve ekonomike dhe presionit tregtar, ka sjellë rezultate konkrete në ruajtjen e paqes./L.F-dritare.net