

Dashi
Thellë në skutat e mendjes suaj është zgjidhja për problemet e tanishme. Ju keni qenë me dilema të ngjashme edhe më parë. Riciklimi i informacionit që tashmë e dini do t’ju ndihmojë të kapërceni pengesat që keni përpara jush. Nëse ndryshimet e ardhshme ju shpijnë të kërkoni diskutime me partnerin apo familjen, duhet të merrni parasysh këto gjëra në ditët e ardhshme. Prirja juaj për të folur sinqerisht dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve ndershëm do të inkurajojë edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
Demi
Çlirojeni veten dhe do të shihni se disa probleme do të zgjidhen vetvetiu. Në qoftë se ky fakt do të mërzit dikë, pse duhet të sillni një temë që është lënë jashtë bisedave? Mendoni për pasojat e veprimeve tuaja. Ju keni nevojë të merrni përsëri kontrollin e vetes, jetës tuaj dhe të ardhmes duke pranuar se askush nuk mund t’ju detyrojë të bëni ndonjë gjë që nuk dëshironi. Në fund të fundit ju jeni në krye të asaj që ju bëni.
Binjakët
Mënyra se si dikush është orientuar me çështjet e karrierës mund të ketë qenë një ekzagjerim i të vërtetës. Ju besonit se ai e dinte se për çfarë ishte duke folur por ai thjeshtë ju ka bërë të dukeni budalla. Ky manipulim ka qenë përfitues për të. Ju vetëm keni dëshiruar që të kishte kuptim së paku të bëni pyetje të mëtejshme në vend se t’i dhuronit besim të plotë. Një gjë është e sigurt: ai kurrë nuk do të bëjë atë lloj dredhie përsëri.
Gaforrja
Është e nevojshme të kalojë një periudhë e shkurtër për t’u përshtatur nëse së fundi keni ndryshuar vendin e punës, keni ndërruar shtëpi apo keni filluar një marrëdhënie të re. Ndryshimet që ndodhin në një fushë të jetës tuaj do të kenë efekt mbi të tjerat edhe në qoftë se jeni duke u përpjekur ta ndaloni këtë. Një punë e re mund të thotë se do të keni më pak kohë për familjen. Një romancë e re do të thotë se do të ju duhet të kaloni më shumë kohë me partnerin, derisa dikush në shtëpi do të pyetet se ku përshtatet më mirë.
Luani
Pas keni kaluar nëpër konfuzion dhe grindje qesharake, diskutimet do të zgjidhen duke i lënë të kënaqur të gjithë. Ju ndiheni fajtor pse keni lejuar që dikush t’ju luhatë dhe ai do të ndihet në siklet për pjesën që i kontribuoi përplasjeve mes jush. Çfarë është e sigurt është se ekziston komuniteti dhe çështjet tjera që ju bëjnë të ndjeheni të fuqishëm dhe të përgatitur për të marrë veprim në qoftë se mendoni se është e nevojshme.
Virgjëresha
Disa marrëdhënie që kanë qenë të paqëndrueshme nuk po tregojnë asnjë shenjë të përmirësimit. Ju do të donit të mendoni se mund të heshtni keqkuptimet e kohëve të fundit, por asgjë nuk do të zgjidhet, derisa njerëzit tjerë refuzojnë të bashkëpunojnë. Ka mundësi që papritur t’ju kujtohet një ngjarje e kaluar, marrëveshje ose përvojë që e kishit në mendje. Dikush nuk do të ndihet i lumtur kur ju t’ia kujtoni këtë fakt , por kjo mund të ndryshojë qëndrimin e tyre në lidhje me një marrëveshje të ardhshme.
Peshorja
Nuk ka garanci se një zgjedhje që keni bërë do t’ju bëjë të lumtur, por të paktën do ta dini se keni provuar. Ju keni mundësi për të mbajtur gjërat ashtu si janë, ose mund të eksperimentoni pak dhe provoni diçka të re. Mund të dëshironi të merrni një rrezik në romancë dhe të sugjeroni se është koha për të lëvizur tutje së bashku ose të bëni një angazhim të përbashkët afatgjatë. Partneri juaj mund të pajtohet ose mund t’i duket i kotë ky sugjerim. A guxoni të merrni këtë rrezik?
Akrepi
Të zbulosh se ka aspekte të tjera të një situate do t’ju bëjë të shihni gjërat nëpërmjet perspektivave të ndryshme. Ju keni gjykuar botën dhe njerëzit nga një perspektivë por tani e keni kuptuar se ka disa mënyra të tjera për ta shikuar atë. Kjo hedh dritë të re mbi këtë çështje dhe ju bën të kuptoni arsyen për një keqkuptim të kohëve të fundit, sepse jeni në një pozitë më të fortë për të bërë diçka në lidhje me të.
Shigjetari
Asgjë nuk e tërheq më shumë miqësinë se sa entuziazmi dhe është kohë e përshtatshme për fillimin e marrëdhënieve të reja. Nëse jeni të prirë të ndërmerrni një sfidë të re, por ndjeni se nuk mund ta bëni vetë, bashkohuni me një mik ose koleg të punës dhe kjo mund të jetë zgjidhje ideale. Planet që keni hedhur poshtë kohët e fundit tani do të ju duken më të pranueshme. Ju nuk do të ndjeheni fajtor për ndryshimin e mendjen tuaj, sepse rrethanat kanë ndryshuar gjithashtu, dhe kjo e justifikon veprimin.
Bricjapi
Një kërkimfalje është pranuar meqë vjen nga zemra. Ju nuk do të dënoni askënd më shumë duke e poshtëruar. Dështimi për të njohur ata që kanë bërë përpjekje për të ndërtuar ura mund të ju shkaktojë dëme të qëndrueshme në këtë marrëdhënie. Në vend të kësaj, duhet të jeni të gatshëm ta lini të shkojë dhe të lëndoni ndjenjat tuaja dhe të filloni përsëri. Pasi të jenë qetësuar gjërat mund të shqyrtoni një marrëdhënie të re por të qëndrueshme për të ardhmen.
Ujori
Çfarë bëni me kohën tuaj kryesisht varet nga ju. Nëse mendoni se jeni përvjedhur në një situatë që nuk është e mirë për ju, çfarë po ju ndalon që rastësisht të shkoni aty përsëri? Vetëm ju mund të vendosni se çfarë doni të bëni. Është e vërtetë se disa motivime nga jashtë mund të ju japin shtytje të lehtë, nganjëherë edhe kjo do të jetë në drejtimin e duhur, por jo gjithmonë. Është koha të nxirrni veten nga një situatë të pakëndshme.
Peshqit
21.02-20.03
Se si kaloni nëpër disa evenimente të çuditshme ka të bëjë me atë nëse keni qëndrim të duhur dhe sa fleksibil jeni të gatshëm të jeni. Kjo mund të jetë një çështje e kërkesave profesionale kundrejt interesave personale. Nëse ju kurseni disa përgjegjësi të rënda të karrierës dhe dëshironi më shumë kohë për veten tuaj, duhet të jeni të kujdesshëm se si i qaseni situatës. Nëse shefi juaj vëren mungesën tuaj të interesimit, juve edhe mund t’ju plotësohet dëshira, por nuk do të keni vend punë për t'u kthyer pastaj.

















