Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 10 shkurt 2018

Horoskopi i datës 10 shkurt 2018
Dashi

Gjasat e mëdha janë që sot të keni një ditë shumë të ngarkuar. Do të ndjeni se nuk keni fuqi të mjaftueshme për t’u bërë ballë të gjitha punëve e presionit. Por sapo t’i përfundoni detyrat, do të ndjeni se po rilindeni. Jepni gjithçka nga vetja për të ruajtur qetësinë dhe stabilitetin.

Demi

Pse të mos relaksoheni ashtu siç e meritoni? Fundja, edhe nëse mbetni mbrapa me punë, të tjerët do të presin vendimet tuaja. Është pozitive që jeni lider i grupit dhe mund të tërhiqeni nga turma kur të keni dëshirë. Megjithatë, mos e shfrytëzoni mirësinë e të tjerëve, sepse mund të kthehen kundër jush.

Binjakët

Sot do të keni një vizitë të papritur. Bëhet fjalë për një mysafir që ka nevojë për mbështetje dhe rehati. Nëse keni bërë një listë të gjërave që do të bëni sot, ka shumë shanse që duhet ta bëni një tjetër. Mos e neglizhoni këtë mysafir, sepse është dikush që ju ka ndihmuar shumë në të kaluarën.

Gaforrja

Disa nga planet që keni bërë ka shumë mundësi që duhet t’i anuloni. Kjo për shkak se nuk do të keni kohë e as para të mjaftueshme për t’i realizuar. Mos lejoni që zhgënjimi t’ua prishë ditën. Gjeni alternativa tjera për të kryer punët e papërfunduara. Do të ishte mirë që të kërkonit ndihmë kur ju duhet dhe të mos shfaqni krenari të tepruar.

Luani

Nëse ka diçka që po ju mërzit sot, është mirë të bëni një bisedë të qetë me nënën tuaj ose me ndonjë person më të vjetër. Keni nevojë për këshilla pozitive. Ka kohë që nuk jeni ndier i disponuar mirë dhe me të drejtë. Megjithatë ka ardhur koha të ndryshoni këtë gjendje.

Virgjëresha

Mos bini pre e dëshirave të të tjerëve. Ka njerëz që po përpiqen të shfrytëzojnë pasigurinë tuaj. Merrni forcë dhe mos lejoni t’ ju ndodh një gjë e tillë, sepse mund të sjellë pasoja të shumta. Mos i merrni parasysh kritikat që ju bëhen, sepse shumë njerëz i thonë ato vetëm sa për t’ju nxitur që të merrni vendime të gabuara.

Peshorja

Provoni të tregoni se sa vleni. Është ditë ideale të merrni pikë te shefi juaj, i cili ka kohë që ka shprehur dyshime për profesionalizimin tuaj. Mos lejoni që kolegët të jenë në avantazh. Nuk ka asgjë që ju mungon për të kryer punën si duhet. E gjitha që duhet të bëni është të besoni më shumë në veten tuaj.

Akrepi

Sot do të jetë kohë e përshtatshme të shpenzoni disa para në shoping. Ka kohë që keni kursyer dhe është ditë ideale të freskoni gardërobën tuaj. Mos e lini pa e shfrytëzuar rastin dhe dilni në mbrëmje. Pranojeni ftesën e një personi që ka kohë që vrapon pas jush.

Shigjetari

Keni kujdes me shpenzimet. Mendoni mirë para se të hapni kuletën. Mund të mbeteni pa para dhe kur ju ndodh një gjë e tillë nuk jeni shoqëri e mirë për askënd. Një person që s’e keni parë që moti do t’ju kërkojë të drekoni bashkë. Pranoni ftesën dhe dilni e kujtoni momentet e bukura të fëmijërisë.

Bricjapi

Është dita kur duhet të shtyni disa projekte kreative dhe të fokusoheni më shumë në projekte më emergjente. Duhet të dalloni prioritetet nga gjërat që kanë më pak rëndësi. Mos lejoni që të tjerët të ndikojnë kur merrni vendime se çka duhet të bëni më përpara.

Ujori

Dëgjoni muzikë ose shikoni ndonjë film. Është dita që keni vendosur ta kaloni në shtëpi, në qetësi. Mos lejoni askënd t’ju prish rehatinë. Nëse një mik i ngushtë ju kërkon të dilni, ftojeni në shtëpinë tuaj. Mund të kaloni kohë të mirë edhe pa dalë në klube nate.

Peshqit

Është ditë ideale për të bërë shoping. Ka kohë që keni lënë pas dore ftesën e një mikes për të blerë gjëra të reja. Në vend se të fokusoheni te gardëroba, do të ishte mirë të mendonit për dekorimin e shtëpisë. Megjithatë, duhet të tregoheni të kujdesshëm me financat.