Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Grabitet me armë farmacia në “Rrugën e Kavajës”, ja sa para morën autorët

Grabitet me armë farmacia në “Rrugën e Kavajës”,
Një farmaci në “Rrugën e Kavajës” ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme. Mësohet se 2 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në farmaci dhe kanë kërcënuar farmacisten. Ata i kanë kërkuar xhiron ditore, ose në të kundërt do ta qëllonin. Pasi kanë marrë paratë, grabitësit janë larguar nga vendngjarja. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për kapjen e tyre. Sipas Policisë, ata kanë marrë 150 mijë lekë të vjetra.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 25.03.2017, rreth orës 19:15, në rrugën e “Kavajës”, tek një Farmaci, kanë hyrë 2 persona, të maskuar me kapele dhe shall të zi, të cilët dyshohen të kenë qënë me armë zjarri, kanë vjedhur 15000 Lekë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.