Protestuesit para Gjykatës Penale, kërkojnë lirimin e të arrestuarve
Dritare.net
Protestuesit janë mbledhur para Gjykatës Penale, ku kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës.
“Jemi me ju”, kanë thirrur protestuesit para ambienteve të gjykatës, duke shprehur solidaritetin e tyre me personat që ndodhen nën masat e sigurisë pas protestës së zhvilluar pak ditë më parë.
Në lidhje me protestën, 14 persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë vendosur nën hetim.
Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, kur protestuesit tentuan të rrethonin Kryeministrinë, pasi morën informacion se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda godinës.
Për të penguar protestuesit, policia vendosi një kordon sigurie përpara Kryeministrisë. Situata u tensionua dhe pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë./L.F-dritare.net