Na ndiqni edhe në

Showbiz

Prokuroria e Pejës kërkon arrestimin e Joz Markut pas sulmit ndaj Edi Kuçit !

Edi-Jozi-Eduart.png

Pamjet skandaloze të sulmeve të dhunshme të këngëtarit Joz Marku ndaj Edi Kuçit kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa tashmë për rastin ka ndërhyrë edhe Prokuroria Themelore në Pejë, e cila ka hapur rast ndaj Markut dhe ka kërkuar arrestimin e tij.


Në videot e publikuara në rrjetet sociale, Joz Marku shihet i shoqëruar nga disa persona teksa afrohet dhe rrethon Edi Kuçin.

Pas publikimit të videove, Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast ndaj Joz Markut. Sipas informacioneve të publikuara nga Sinjali, organet kompetente kanë kërkuar edhe arrestimin e këngëtarit lidhur me ngjarjen.


Deri më tani nuk është bërë e ditur se për cilën vepër penale është iniciuar procedura ndaj Markut dhe as nëse është marrë ndonjë masë ndaj personave të tjerë që shfaqen në pamje.