
Policia ka shoqëruar Luan Muçën, pronarin e “Deltës”, pas konfliktit të regjistruar paraditen e sotme në resortin “Regina”, në pronësi të biznesmenit Vasil Bedinaj.
Disa persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje janë shpallur në kërkim nga Policia.
Ndërkohë, sipas informacioneve ne media, nuk bëhet fjalë për një gjobë, siç është pretenduar fillimisht nga pronari i resortit “Regina”, Vasil Bedinaj, por për një përplasje mes dy biznesmenëve për ndërtimin e një restori në jug.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë./K.C/dritare.net
