Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Nis “Prania Besnike”, takime çdo të premte me qytetarët për ankesat dhe kërkesat e tyre

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e nismës së Partisë Socialiste “Prania Besnike”, e cila do të zhvillohet çdo të premte në orën 17:00 në të gjithë vendin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shpjegon se çdo njësi administrative do të ketë një “Prani Besnike” një herë në muaj, ku qytetarët do të mund të paraqesin individualisht problematikat, ankesat dhe kërkesat e tyre. Sipas Ramës, takimet do të zhvillohen pa kamera dhe pa teserë partie, ndërsa problemet e qytetarëve do të dokumentohen dhe do t’u adresohen institucioneve përkatëse përmes deputetëve.

"SOT NË 17.00 ka nisur në të gjithë Shqipërinë PRANIA BESNIKE e Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe të njëjtin vend, GJITHNJË TË PREMTEN NË ORËN 17.00.
Çdo njësi administrative e Shqipërisë zonë urbane sipas brenda qyteteve më të mëdha, do të ketë PRANINË e vet BESNIKE një të premte në muaj.
PRANIA BESNIKE është vend neutral. Hyhet PA KAMERA dhe PA TESËR PARTIE.
NUK ËSHTË MBLEDHJE PO DËGJESË INDIVIDUALE e hallit, ankesës, kërkesës.
MBAN SHËNIM, adreson institucionet zyrtarisht përmes deputetit dhe sigurohet që qytetari merr përgjigje.
Nuk premton zgjidhje, po zotohet se asgjë nuk do të mbetet pa u adresuar dhe askush pa marrë përgjigjen që i takon me ligj e me zakon.
PRANIA BESNIKE të dëgjon dhe BESA të thotë më kontrollo.", shkruan Rama./dritare.net