Rama akuzon PD-në për dhunën në protestë
Saturday 24 October 2026, 15:03
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës në Tiranë, duke akuzuar Partinë Demokratike se qëndron pas akteve të dhunës dhe shkatërrimeve të regjistruara gjatë tubimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga djegia e “sofrës së dialogut”, e vendosur përpara Kryeministrisë.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar Partinë Demokratike si “mëmën e dhunës”, duke pretenduar se aktet e dhunshme janë kryer nga persona që, sipas tij, janë fshehur pas maskës së studentëve.
“Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama.