Zjarri në Qafën e Koshovicës del jashtë kontrollit, flakët përfshijnë lokalin dhe një banesë
Friday 4 September 2026, 17:05
Dritare.net

Situata nga zjarri në zonën e Qafës së Koshovicës në Fier vijon të jetë alarmante, ndërsa flakët që kanë nisur gjatë mesditës janë përhapur dhe kanë dalë jashtë kontrollit.
Flakët kanë përfshirë një lokal, si dhe një banesë të pabanuar, ndërsa zjarri vijon të përparojë në zonë.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit./K.C/dritare.net