Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kur do të nisë Kuvendi? Zbulohet programi!

Kuvendi i Shqipërisë do të rinisë punimet parlamentare të martën, më 8 shtator 2026, në orën 17:00, duke çelur zyrtarisht Sesionin e III-të të Legjislaturës së XI-të.

Përmes urdhrit nr. 51, datë 4 shtator 2026, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur deputetët në seancën e parë plenare publike pas përfundimit të pushimeve verore.

Sipas rendit zyrtar të ditës, seanca do të përmbajë tri pika: hapjen e punimeve të Sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të, miratimin e procesverbaleve të seancave plenare të datës 27 korrik 2026 dhe njoftimet.

Hapja e punimeve bëhet në mbështetje të nenit 74, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 7, pika 6, dhe 42, pika 1, të Rregullores së Kuvendit.

Pika e dytë e rendit të ditës lidhet me miratimin e procesverbaleve të seancave plenare të 27 korrikut 2026, në mbështetje të nenit 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit.

Në pikën e tretë parashikohen njoftimet, në përputhje me nenin 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit.

Seanca e fundit plenare ishte zhvilluar më 27 korrik, ndërsa rikthimi i deputetëve në sallën e Kuvendit shënon nisjen zyrtare të sesionit të ri parlamentar.

Hapja e punimeve të Sesionit të III-të të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë.

Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 27 korrik 2026./dritare.net