Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si është gjendja e protestuesit të plagosur në sy!

Ja si është gjendja e protestuesit të plagosur në sy!

Protestuesi që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, 13 persona janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara gjatë protestës, mes tyre protestues, efektivë policie dhe përfaqësues të medias.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, përfshirë 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Pesë prej tyre kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor.

Mes tyre është edhe protestuesi i dëmtuar në sy, gjendja e të cilit, sipas autoriteteve shëndetësore, është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur një protestues dhe një efektiv policie, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore dhe janë larguar nga spitali. Dy efektivë të tjerë policie, të lënduar në sy, kanë marrë trajtim në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë dhe më pas janë larguar./L.F-dritare.net