Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zjarret në Fier. Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ndërhyrja me helikopter për shuarjen e vatrave të zjarrit në disa fshatra të Fierit. Në videon e publikuar prej tij, shihet një helikopter që ndërhyn nga ajri, ndërsa Rama bën me dije se vijon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve në Drizë, Vadhizë dhe Radostinë. Ai thekson gjithashtu se shërbimi shëndetësor është në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo situate të mundshme.

"Vijon ndërhyrja nga ajri për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit në fshatrat Drizë, Vadhizë, Radostinë.

Në gatishmëri të plotë është edhe shërbimi shëndetësor, me ekipet e urgjencës dhe strukturat përkatëse për t’iu përgjigjur çdo situate të mundshme.", shkruan Rama./K.C/dritare.net