Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Klodiana Spahiu reagon pas emërimit ministre e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu ka reaguar pas emërimit të saj në postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila dha dorëheqjen një ditë më parë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahiu ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për besimin, ndërsa është shprehur e gatshme për të vijuar punën dhe për të çuar përpara angazhimet në këtë detyrë.

“Së pari, falenderim për Kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë në propozimin si Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Shumë mirënjohëse dhe me dëshirën e madhe për të çuar përpara çdo angazhim.

Falenderim për Profesore Evis Sala, për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë në këtë Ministri.

Një falenderim edhe për të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe pa fund urimi, miq e të njohur dhe shumë miq të tjerë virtualë.

Në pamundësi për t’ju kthyer të gjithëve përgjigje, ju them vetëm:

FALEMINDERIT NGA ZEMRA!

Klodiana Spahiu.", shkruan Spahiu në rrjete sociale./K.C/dritare.net