Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj rimerr kompetencat, ja çfarë po ndodh në Bashkinë e Tiranës!

Pas marrjes së kompetencave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një aksion në disa zona të qytetit, me fokus rehabilitimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e sigurisë për qytetarët.

Ekipet e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të natës në zonën pranë Parlamentit dhe në atë të njohur si Toptani, ku është kryer vijëzimi i sinjalistikës rrugore, e cila ishte fshirë prej kohësh.

Ndërhyrja përfshin përmirësimin e sinjalistikës rrugore dhe disiplinimin e qarkullimit në këto zona.

Aksioni pritet të vijojë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, në kuadër të ndërhyrjeve për rehabilitimin e infrastrukturës urbane.