Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjërat e çuditshme që i ndodhin trupit, nëse hani këto ushqime!

Gjërat e çuditshme që i ndodhin trupit, nëse hani
Me të vërtet, këto ushqime kanë efekte anësore të çuditshme te trupi juaj

  • Asparagu e bën urinën tuaj me erë

Epo që ta dini, kjo është e vërtetë, asparagu e bën urinën tuaj të ketë një erë të keqe. Ky fenomen lidhet me acidin asparagusik, që gjendet tek asparagu.

  • Panxharët dhe manaferrat, e bëjnë urinën tuaj të kuqe

Mos u frikësoni nëse urina juaj është bërë e kuqe, kjo ngaqë keni ngrënë panxhar, ose manaferra, këshillon dritare.net

  • Karotat e bëjnë lëkurën tuaj më portokalli

Për shkak se perimet janë të larta me beta karoten, nëse hani, për shembull karotë, kjo do të shkaktojë karotinemi, pra ngjyra juaj do të bëhet portokalli. Kjo ngjyrë shfaqet zakonisht në pëllëmbë të dorës, te këmbët, ose te mollëzat tuaja.

  • Jamballi, e bën jashtëqitjen tuaj të zezë

Nëse jashtëqitja juaj ka një ngjyrë të errët, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ajo vjen nga ushqimi që  ju keni ngrënë. Jamballi është një ushqim, në formë të rrumbullakët, që përmban sheqer, amidon, miell dhe xhelatin. Përbërja e tij, ju bën edhe ju me jashtëqitje të zezë, informon dritare.net

  • Haribot, çamçakëzët, etj, mund ta ndryshojnë ngjyrën e jashtëqitjes suaj

  • Bananet ju shfryjnë barkun

Nëse kohët e fundit ndiheni të fryrë, mund të hani për mëngjes një banane. Sipas ekspertëve, bananet e shfryjnë barkun tuaj, pasi ato kanë sasi të lartë të kaliumit, i cili balancon natriumin.

  • Një grusht me fëstëk, ju bëjnë të flini

Nëse hani shumë, lajthi, bajame, ose arra juve do t’ju vijë gjumë. Kjo për shkak të përmbajtjes së triptofanit dhe aminoacideve që kanë këto ushqime, informon dritare.net

  • Hani sa më shumë çokollatë të zezë, nëse doni të reduktoni stresin, këshillon dritare.net

  • Frutat acidike si, portokalli, ananasi, ose perimet si: domatja, ju bëjnë ju të urinoni shpesh.

  • Majdanozi rregullon dhe ndihmon sistemin tuaj tretës, që të punojë më mirë

  • Çamçakëzët ju fryjnë dhe ju bëjnë të ndiheni plot./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net