Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Ja vipat që ishin në sfilatën e Geraldina Sposa!

Foto/ Ja vipat që ishin në sfilatën e Geraldina Sposa!
Geraldina Sposa organizoi të enjten mbrëma eventin e përvitshëm në pasarelën e Hotel Rognerit.

Eventi, i kuruar deri në detaj nga Armand Peza dhe Marcela Lati, mahniti të gjithë të ftuarit vip, që ishin pjesëmarrës.

Pa diskutim që kjo sfilatë kishte koleksionin e disa prej brendeve më të njohura botërore, por nuk munguan as fustanet për vogëlushet. Adrola Dushi, Dojna Mema, Viola Spiro dhe shumë modele të tjera i dhanë mbrëmjes, magji.

Nuk munguan as të ftuarit. Personazhe të artit, televizionit,  modës, si Aurela Gaçe, Inva Mula, Iva Tiço, Ardit Gjebrea, Aulona Musta, etj u mahnitën nga sfilata e kthyer në traditë e Geraldina Sposës.

Dritare.net ka sjellë për ju, në galerinë më poshtë, vipat që ishin të ftuar në sfilatën e Geraldina Sposa./K.C/dritare.net