
Evazioni fiskal/ Rama: Mos luani me taksat se ju gjen belaja!
E Enjte 17 Janar 2019, 09:09
Dritare.net

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama thekson se ulja e taksave synon uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal. Gjithashtu kreu i qeverisë bëri thirrje të mos luhet me taksat, pasi ju gjen belaja.
“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja?”, shkruan Rama./E.B-dritare.net

















