
Evazion fiskal me TVSH, 13 të arrestuar, 12 të tjerë në kërkim
E Enjte 17 Janar 2019, 09:09
Dritare.net

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar pas hetimeve të para të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të DPT Tiranë procedimin penal për veprën penale të krijimit të skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH.
BalkanWeb mëson se në vijim nga prokuroria janë lëshuar 25 urdhër ndalime për 25 persona që figurojnë administratorë të subjekteve të dyshuara fiktive që kanë lëshuar fatura të falsifikuara për subjekte të treta me një dëm për buxhetin e shtetit prej 18 miliardë lekë.
Hetimet do të vijojnë ne identifikimin e saktë , të plotë të subjekteve përfitues të skemës mashtruese./E.B-dritare.net

















