Erion Braçe: Ju tregoj flamingot që më kanë kërcënuar!
Dritare.net

Deputeti socialist Erion Braçe ka treguar për herë të parë publikisht se është kërcënuar. I ftuar në emisionin Dekalog të Roland Qafokut në DritareTV, Braçe tha se kërcënimet kanë qenë të përsëritura dhe se për disa prej tyre ka bërë kallëzim në Policinë e Shtetit.
Braçe tregoi se persona të ndryshëm kanë shkuar edhe poshtë pallatit ku banon, duke e sharë dhe filmuar.
"Unë s'jam as ai që kam pushtetin, as ai që marr vendime për ata, as komandoj policinë, meqë ata e kanë problemin me policinë. Sa herë unë them që do rri në garë dhe po kërkoj garë për Bashkinë e Tiranës, më vijnë atje. Nuk besoj se e kam nga brenda. Por do të ishte gabim i madh po të ishte e vërtetë. Se, të them të drejtën, këto gjëra i kam parë në '96-'97 dhe jo të kësaj forme, por me kallash përpara, duke shtënë nga këmbët e mia. Nuk më bëjnë përshtypje.", tha ai.
Më tej, gjatë bisedës me Roland Qafokun, Braçe pranoi se bëhet fjalë edhe për kërcënime, duke theksuar se nuk kishte folur më parë publikisht për këtë.
"Më kanë kërcënuar shumë dhe drejtpërdrejtë. Nja dy i kam çuar në Policinë e Shtetit. Kam bërë gjë? Jo, s'kam bërë gjë. Është hera e parë që e them edhe juve, kisha përmend asnjëherë. Jo vetëm kërcënimi, por edhe bullizimi, edhe linçimi, edhe sharja, edhe fyerja, në këtë kontekst, janë të turpshme, janë të neveritshme. More zotëri, Arlind Qori do ti? Dil atje edhe konkurro. Do ti Agron Shehaj? Çfarë quhesh e të tjerë me radhë, apo ke ti ndonjë kandidat? Dil garo! Do ti Sali Berisha, dil garo. Po jo kështu, jo kështu, jo duke linçuar.", tha Brace/dritare.net