Na ndiqni edhe në

Emisionet

Pamje të rralla të Helena dhe Ismail Kadaresë! Nga Stefan Gajo!

Pamje të rralla të Helena dhe Ismail Kadaresë! Nga Stefan Gajo!
Në episodin e katërt të dokumentarit “Kamera e gjyshit” në DritareTV, mjeshtri i fotografisë Stefan Gajo solli disa pamje të rralla të shkrimtarit të madh Ismail Kadare dhe bashkëshortes së tij, Helena.

Në rrëfimin e tij, Gajo tregoi se ka ndjekur Kadarenë më shumë se çdo personalitet tjetër dhe se ruan të plota intervista dhe ngjarje që lidhen me të. Në këtë episod, ai ndau një kujtim të veçantë të dhuruar nga një mik i vjetër, gazetari Shkëlqim Alia, para emigrimit të tij.

Pamje të rralla të Helena dhe Ismail Kadaresë! Nga Stefan Gajo!

Ngjarja e rrëfyer lidhet me një reportazh të hershëm mbi prodhimin e kërpudhës së kultivuar në mënyrë eksperimentale në fshatin Savër të Lushnjës. Në atë kohë, Xhelo Mura drejtonte Institutin e Verave dhe ishte i angazhuar në eksperimente bujqësore në ambiente të mbyllura, duke eksploruar forma të reja prodhimi.

Sipas rrëfimit të Gajos, Ismail dhe Helena Kadare kishin qenë të ftuar të vizitonin këtë proces prodhimi, i cili për kohën konsiderohej inovativ dhe i pazakontë.

Episodi përmbyllet me një takim tradicional në shtëpinë e kulturës, ku diskutohej për çështje të përditshme dhe problematika të jetës rurale, duke reflektuar lidhjen mes zhvillimeve ekonomike dhe jetës sociale të kohës.

Pamje të rralla të Helena dhe Ismail Kadaresë! Nga Stefan Gajo!

Ky episod i “Kamera e gjyshit” sjell jo vetëm një fragment të rrallë të arkivave filmike, por edhe një dëshmi të periudhës kur eksperimenti, kultura dhe jeta e përditshme ndërthureshin në mënyrë të drejtpërdrejtë në Shqipëri./dritare.net