
Kontrata e lobimit të PD-së, Kryemadhi: Bravo u qoftë!
E Martë 29 Prill 2025, 18:06
Dritare.net
Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar kontratën e lobimit të PD-s me kompaninë amerikane me vlerë 6 mln dollarë.
E ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku Kryemadh u shpreh se kontrata është e rregullt dhe u bë publike në faqen zyrtare të departamentit të Drejtësisë.
“Kontrata është shumë e mirë në momentin që burimet janë të ligjshme bravo u qoftë. Nuk më duket e ekzagjeruar dhe ka qenë publike që në fillim në faqen e departamentit të Drejtësisë ishte publike kujt tjetër duhej ti behej publike Edi Ramës? Në kontratë nuk shkruhet se kjo kontratë behet për lobimin e heqjes së non-grates për Sali Berishën. Të lobosh me SHBA-në nuk është e gabuar.” – u shpreh Monika Kryemadhi/E.P-dritare.net

















