Ekskluzive/ Gjuzi: Atlantik më kërkoi bashkëpunim. Kompania: Nuk e njohim
E Premte 10 Maj 2019, 15:03
Dritare.net
Gjuzi madje ka thënë se kompania gjigante e prodhimit të orëve i ka kërkuar atij bashkëpunim, por ai nuk e kishte pranuar. Gazetari i dritare.net ka pyetur zyrtarisht kompaninë “Atlantic Watch” në lidhje me këtë kërkesë për bashkëpunim. Kompania është shprehur se jo që nuk i ka kërkuar bashkëpunim Gjuzit, por as nuk e njohin atë.
"I nderuar Isa Myzyraj!
Ju falënderojmë për mesazhin tuaj. Ne kurrë nuk kemi dëgjuar për këtë person dhe ne nuk kemi një partner në Shqipëri. Por ne i shesim direkt online (Webshop).", thuhet në përgjigjen e kompanisë për dritare.net./ Isa Myzyraj-Dritare.net
